Categories: Uncategorized

Banka Botërore bën gati ndihmën për Kosovën, rrezikon për shkak të pandemisë

Banka Botërore po bën gati një program me vlerë 120 milionë euro për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Në një raport të përpiluar nga ky institucion, Kosova ashtu si vendet e tjera të rajonit rrezikon që të ketë një tkurrje të ekonomisë gjatë këtij viti, për shkak të masave parandaluese ndaj COVID-19.

Të lidhura

None found

“Përveç mbylljes së përkohshme të veprimtarive kryesore ekonomike dhe humbjes së të hyrave, në Kosovë ndikimi i pandemisë do të shoqërohet kryesisht me uljen e eksporteve të shërbimeve të nxitura nga diaspora, të dërgesave informale, si dhe të Investimeve të huaja të drejtpërdrejta në ndërtime”, thuhet në raportin rajonal “Përditësimi Ekonomik – Pranverë 2020”, në të cilin theksohet se “megjithatë ekonomia pritet të rimëkëmbet në vitin 2021”.

Sidoqoftë, theksohet në njoftim, “nëse shpërthimi vazhdon përtej tremujorit të dytë të vitit 2020, ndikimi i COVID-19 do jetë serioz në ofertën ekonomike, duke çuar në humbje afatgjata të vendeve të punës dhe në prodhim.

Programi i Bankës Botërore përfshin një projekt të ri me miratim të përshpejtuar për t’iu përgjigjur përparësive urgjente të sektorit shëndetësor dhe për të mbrojtur të hyrat e familjeve, si dhe ristrukturimin e projekteve të miratuara tashmë për të mobilizuar fonde në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. “Këto programe ka të ngjarë të tejkalojnë 120 milion euro”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit për media Banka Botërore ka ndarë rreth 160 miliardë dollarë për mbështetje financiare gjatë 15 muajve të ardhshëm për t’u ndihmuar vendeve të ndryshme t’i mbrojnë të varfrit dhe të cenueshmit, t’i mbështesin bizneset, dhe të forcojnë rimëkëmbjen ekonomike.

të fundit

Humbi jetën pasi u rrëzua te shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës! Ky është 33-vjeçari Erkin Lika, anëtari i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar

Personi në foto është Erkin Lika, anëtari i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar që humbi jetën tragjikisht, pasi u rrëzua nga…

2 minutes ago

Nëna e një prej vajzave që dhunuan 17-vjeçaren: Vajza ime ka nevojë për trajtim, drejtoria na tha “zhdukuni”

Nëna e një prej vajzave të cilat dhunuan një 17-vjeçare para pak ditësh, ka kërkuar që e bija të kurohet.…

31 minutes ago

Autopsia nxjerr asfiksinë si shkak të vdekjes së 43-vjeçares amerikane në Irlandë, partneri 28-vjeçar iku drejt Turqisë para zbulimit të krimit

Zhvillime të reja janë bërë publike për vrasjen e 43-vjeçares amerikane Jamie Carney, e cila u gjet pa shenja jete…

36 minutes ago

Lidhja Shqiptare zhvilloi Kuvendin e saj të parë dhe zgjodhi drejtuesit e rinj

Lidhja Shqiptare ka zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Strugë mbledhjen e parë konstituive të Kuvendit të partisë, ku u…

36 minutes ago

Analiza e Reuters: Si mungesa e Mojhtaba Khameneit të Iranit po bëhet një barrë për Republikën Islamike

Reuters ka publikuar një analizë mbi mungesën e Mojtaba Khameneit, duke e cilësuar atë si një mister që po thellohet…

38 minutes ago

Killing of 50-year-old Edmond Sula in Vorë, lead being investigated by police revealed, suspect believed to have…

Edmond (Ali) Sula, i ekzekutuar në orët e para të së dielës pranë portës së banesës së tij në Vorë,…

45 minutes ago