Në Klinikën Infektive që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, deri tash nuk është testuar asnjë rast i dyshimtë me koronavirus, raporton Express.
Ndryshe, që nga fillimi i këtij muaji e deri sot janë testuar 17 mostra, por që të gjitha kanë dalë negative.
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi.
Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.
Express merr vesh nga burime brenda Komitetit për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse se për parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri, do të furnizohen me maska të veçanta, terapi imunitare, kalcium, mantele të veçanta, respiratorë të frymëmarrjes, pompa të dorës, motorike, syze mbrojtëse, si dhe dorëza kirurgjike dhe speciale.
Pjesë e këtij komitetit janë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Klinika Infektive dhe zyrtarët e Doganës.
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…