Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar detaje lidhur me takimin që zhvilloi sot në Prishtinë me zëvendës presidentin e Komisionit në Bashkimin Europian, Josep Borrell Fontelles.
Kurti përmes facebook-ut, ka thënë se me Borrell kanë diskutuar për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në kuadër të procesit të integrimit si dhe për dialogun e zhvilluar nën drejtimin e BE-së, njofton Klan Kosova.
”Sot e mirëpritëm në Prishtinë përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë/zëvendës presidentin e Komisionit në Bashkimin Evropian, z. Josep Borrell Fontelles.
Diskutuam për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në kuadër të procesit të integrimit si dhe për dialogun e zhvilluar nën drejtimin e BE-së. E përsërita qëndrimin tonë për shqyrtimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, për nga zbatimi e ndikimi i tyre, dhe nevojën e një diskutimi me z.Borrell për fazën e re të dialogut me Serbinë. Duhet të rishikojmë dhe vlerësojmë cilësinë e marrëveshjeve të mëhershme para se të negociojmë dhe nënshkruajmë marrëveshje të reja. Nuk duhet të vonohemi, por edhe nuk mund të ngutemi.
Dialogu duhet të jetë për çështjet e pa adresuara e të pa zgjidhura, duhet të jetë i përgatitur dhe parimor. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kjo duhet të jetë premisa e çdo dialogu dhe epilogu i çdo marrëveshje”.
Në këtë reagim të Albin Kurtit, lidhur me agjenden e tij të sotme, përmendet edhe përpjekja për krijimin e qeverisë që sipas tij do të marrë drejtim javën e ardhshme, njofton Klan Kosova.
”Ne besojmë në fuqinë e Bashkimit Evropian për t’u bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta për të mirën e përbashkët. Zgjidhja e çështjeve të mbetura mes Kosovës e Serbisë është në interes të gjithë rajonit.
Gjithashtu e njoftova z. Borrell edhe me përpjekjet për krijimin e qeverisë së re e cila do të marrë drejtim në javën që vjen. Drejtësia e shtetit me sundim të ligjit dhe zhvillimi ekonomik me punësim sidomos për të rinjtë dhe gratë do të jenë prioritet yni”.
Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me…
Detaje të reja mësohen nga plagosja që ndodhi në Sarandë. Sipas informacioneve policore, i plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj,…
Këtë të premte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Mitat Hoxha”, në zonën e njohur si “Ekualipsi”, ku…
Ditën e sotme 6 qershor 2025, temperaturat janë rritur dhe shumë njerëz zgjedhin të bëjnë plazh. Si pasojë e trafikut,…
Një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane në Vieste ka treguar si bëhej trafiku i drogës ‘breg më breg’ mes mafies së…
Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Malagas, ku një nën-inspektor i Policisë Kombëtare Spanjolle, 48-vjeç, dhe tre persona…