Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndihmën e emigrantëve për tejkalimin e situatës me COVID-19.
Ai përmes një video-mesazhi iu ka kërkuar që t’i qëndrojnë vendit pranë.
None found
Kurti ka thënë se “çdoherë kur Kosova ka pasur nevojë, ju keni qenë pranë saj, dashuria juaj për Kosovën nuk pati kushte madje edhe kur nuk ju kanë përfillur duke ua bërë investimin në Kosovë të pamundur apo votimin nga jashtë gati të pamundur. Remitancat tuaja nuk janë ndalur dhe janë shtuar” shkruan ekspress.
“Është pikërisht kjo mbështetje që po e shtynë Qeverinë t’i vazhdojë ndryshimet rrënjësore”, ka thënë ai.
Ai thotë se 21 vjet pas luftës, Kosova po vazhdon të ketë ngecje në sistemin shëndetësor në vend, duke shtuar se, vetëm falë kujdesit të shtuar, Qeveria arriti të parandalojë një tragjedi potenciale.
“Fondin rezervë të paraparë vetëm për raste urgjente e kemi gjetur të zbrazur, ndërsa deficiti tregtar është rritur, e prodhimi vendor është i ulët. Në këtë kohë kur shtetet po izolohen, e ardhmja e Kosovës është e pasigurt e me mungesa të shumta. Me stafin mjekësor po e bëjmë të pamundur që të menaxhojmë parandalimin e përhapjes së virusit korona, mirëpo na duhet edhe ndihma juaj. Duke e pasur parasysh gjendjen qe ndodhet vendi ju bëj thirrje të bëheni pjesë e solidaritetit dhe të na ndihmoni në këtë luftë. Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, ka thënë ai.
Prokuroria ka konfirmuar se të përfshirët në plagosjen që ndodhi sot në Podujevë janë daja me nipin, si dhe një familjar…
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot ka përmbledhur rezultatet e mbrojtjes dhe ushtrisë në dy vitet e fundit, duke theksuar…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i…
Mbi 20 protestues janë ndaluar për shkak të tensioneve të ndodhura në protestën para Kuvendit ditën e sotme. Qytetarët kanë…
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe…
Çifti i njohur për publikun, Sara Gjordeni dhe Bardhi, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre familjare,…