Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndihmën e emigrantëve për tejkalimin e situatës me COVID-19.
Ai përmes një video-mesazhi iu ka kërkuar që t’i qëndrojnë vendit pranë.
Kurti ka thënë se “çdoherë kur Kosova ka pasur nevojë, ju keni qenë pranë saj, dashuria juaj për Kosovën nuk pati kushte madje edhe kur nuk ju kanë përfillur duke ua bërë investimin në Kosovë të pamundur apo votimin nga jashtë gati të pamundur. Remitancat tuaja nuk janë ndalur dhe janë shtuar” shkruan ekspress.
“Është pikërisht kjo mbështetje që po e shtynë Qeverinë t’i vazhdojë ndryshimet rrënjësore”, ka thënë ai.
Ai thotë se 21 vjet pas luftës, Kosova po vazhdon të ketë ngecje në sistemin shëndetësor në vend, duke shtuar se, vetëm falë kujdesit të shtuar, Qeveria arriti të parandalojë një tragjedi potenciale.
“Fondin rezervë të paraparë vetëm për raste urgjente e kemi gjetur të zbrazur, ndërsa deficiti tregtar është rritur, e prodhimi vendor është i ulët. Në këtë kohë kur shtetet po izolohen, e ardhmja e Kosovës është e pasigurt e me mungesa të shumta. Me stafin mjekësor po e bëjmë të pamundur që të menaxhojmë parandalimin e përhapjes së virusit korona, mirëpo na duhet edhe ndihma juaj. Duke e pasur parasysh gjendjen qe ndodhet vendi ju bëj thirrje të bëheni pjesë e solidaritetit dhe të na ndihmoni në këtë luftë. Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, ka thënë ai.
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…