Categories: Uncategorized

Albin Kurti i propozon oraret e takimit Hashim Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën, përmes një letre, ka kërkuar takim me presidentin Hashim Thaçi, për të harmonizuar qëndrimet rreth politikës së jashtme, para konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Në letër, Kurti i ka thënë Thaçit se “politika e jashtme është ajo që duhet të na bashkojë”.

“Le ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë. Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje që të takohemi e të dakordohemi së bashku për temat e për qëndrimet tona”, thuhet mes tjerash në letër.

Të lidhura

None found

Por, në anën tjetër, Zyra e Presidentit, ka njoftuar se Thaçi ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut.

“Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndryshme bilaterale, ndër të tjera edhe me senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, me Ndihmëssekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, pastaj me Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, si dhe me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentit.

Po ashtu, presidenti Thaçi në kuadër të kësaj konference, sipas këtij njoftimi, do ta takojë edhe të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Kërkesa e Kurtit për takim me Thaçin, vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë intensifikuar thirrjet për vazhdimin e dialogut me Serbinë./REL

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

9 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

12 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

17 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

18 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

21 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

22 minutes ago