Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më 1 maj, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias, lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
“Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision”, thuhet në komunikatën për medie të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
None found
Kjo është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre.
Më 30 prill, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës. Po të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë një vendim kundër-kushtetues.
Më 1 maj, Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Salihaj, ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe ndikimin e mundshëm të tyre në…
Zv.drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut Mustafa Dauti, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo me të cilin…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se oktapodi kriminal në Ballkan po shembet pas…
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi. Sipas njoftimit në…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca e rregullt plenare do të mbahet të…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës Nismën Legjislative Qytetare për plotësimin dhe ndryshimin…