Categories: Uncategorized

Ahmeti kritikon qytetarët: Po dalin xhiro kur nuk është nevoja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar qytetarët të cilët dalin nga shtëpitë edhe kur nuk është nevoja.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se sot ka dalë në qytet dhe ka parë shumë qytetarë të cilët kanë dalë pa mbrojtje.

“E diele! Një xhiro në qytet dhe shoh se janë shumë qytetarë vetë, me familje, pa mbrojtje. Askush e as qeveria e as komuna nuk mund ta mbrojë askënd nga vetvetja. Por ju që po dilni pa nevojë po rrezikoni tjerët që nuk po dalin dhe kanë zgjedhur që të mbrohen”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shtuar se këto veprime kanë pasoja në jetën e njerëzve.

“Të gjithë mjekët e botës po tregojnë rrezikun. Nuk mundemi të bëhemi me mjekë se mjekët e më ekspertë se ekspertët. Këto veprime kanë pasoja në jetën e njerëzve”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë, i pari i Prishtinës, vazhdimisht po kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

të fundit

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

36 minutes ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

38 minutes ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

1 hour ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…

2 hours ago

“More me vete edhe fëmijërinë time” / Rudina Hajdari kujton të atin në 27-vjetorin e vdekjes: Më ka përndjekur dyshimi, kush kishte dorë në vrasjen tënde

Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.…

2 hours ago