Categories: Uncategorized

“Admiroj udhëheqjen tënde”, zbardhet biseda mes Klinton dhe Thaçit 21 vite më parë (FOTO LAJM)

21 vjet më parë u nënshkrua marrëveshja për demilitarizimin e UÇK’së, ku ishin përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK’së në polici dhe administratë publike, etj.

Sapo ishte nënshkruar kjo marrëveshje, lideri politik i UÇK’së, Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit, e kishte pasur një bisedë telefonike me presidentin e SHBA’së, Bill Clinton.

Të lidhura

None found

Kjo është biseda e plotë e Thaçit me Clintonin:
25 qershor, 1999 Memorandum për bisedat telefonike Titulli: Bisedat telefonike me liderin kosovar, Hashim Thaçin

Pjesëmarrësit: Presidenti; Lideri kosovar Hashim Thaçi. Interpretuesja: Lindita Imami. Marrësi i shënimeve: Lindita Imami. Data, Koha dhe Vendi: 20 qershor, 1999, 6:30 – 6:40 pasdite, Hoteli ‘Hyatt’, Cologne, Gjermani

Presidenti: Përgëzime (Urime) për nënshkrimin e marrëveshjes për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Jam shume i lumtur që ndodhi në të njëjtën ditë kur forcat serbe u tërhoqën plotësisht nga Kosova.

Lideri kosovar, Thaçi: Faleminderit. Është një nder që ju po na uroni për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Për ne ka qenë një kompromis për të punuar drejt paqes dhe qëndrueshmërisë në Kosovë dhe rajon.

Presidenti: E di. Dhe jam mirënjohës për këtë. Mund të ju siguroj se ne do të bashkëpunojmë plotësisht për të sjellë siguri, një forcë policore dhe vetëqeverisje për qytetarët e Kosovës. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Jam shumë i gëzuar që ne kemi mundur të ndërrojmë drejtimin e pastrimit etnik në Kosovë.

Lideri kosovar, Thaçi: Ky proces është po ashtu si rrjedhojë e përpjekjeve të juaja. Në të kaluarën ne kemi qenë të përkushtuar në procesin e paqes dhe do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar. Ne mund të garantojmë se do të respektojmë të drejtat e njeriut si dhe të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë lirinë, paqen dhe demokracinë tek të gjithë grupet etnike në Kosovë. Gjithashtu, ne do të punojmë për një ekonomi të pastër dhe të hapur. Biseda jonë e sotme do të jetë si iniciativë drejt këtyre qëllimeve.

Presidenti: Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve është shumë e rëndësishme. Pas vuajtjeve të njerëzve në Kosovë, veprimi i juaj për respektimin e këtyre të drejtave do të ju vërtetoj të gjithëve se premtimi ynë drejt jush është i drejtë. Millosheviqi nuk është si të tjerët. Ne do të kemi një të ardhme të mirë. Mezi pres të të takoj ty dhe admiroj udhëheqjen tënde.

Lideri kosovar, Thaçi: Faleminderit zoti President. Beteja jonë e re që po na pret është kthimi i refugjatëve, rindërtimi, themelimi i shoqërisë civile dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pastërta. Ne do ta bëjmë këtë përmes mekanizmave tonë, por gjithashtu edhe me ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në punën dhe jetën tuaj. Presidenti: Faleminderit. Mirupafshim. -Përfundimi i Bisedës-

të fundit

Farewell reception for Turkish ambassador by Konjufca

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e…

3 seconds ago

Government gives green light for expansion of central heating, coverage to exceed 50%

Në mesin e disa vendimeve të miratuara, Qeveria e Kosovës ka vendosur pro marrëveshjes që siguron zgjerimin e ngrohjes qendrore…

24 seconds ago

Kosovo Security Force strengthens leadership capacities at shooting ranges through a new course

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës…

50 seconds ago

Jon Bon Jovi i jep fund para kohe koncertit në New York për shkak të një shqetësimi shëndetësor

Legjenda e rokut, Jon Bon Jovi, u detyrua të ndërpresë para kohe koncertin e tij në Madison Square Garden në…

59 seconds ago

Kurti: Departure of Serb judges was an organized political action, return cannot be ordered

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përsëri ka përmendur se zgjedhjet e 7 qershorit ishin të panevojshme. Në mbledhjen…

1 minute ago

Ish-zyrtarit të MUP-it serb i shtohen edhe 30 ditë burg për rrëmbimin e Milan Vukashinoviqit në Leposaviq

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka vazhduar edhe për një muaj masën e paraburgimit ish-pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të…

2 minutes ago