Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, ka folur për ndikimet e SHBA-së, dhe rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Roth, përmes rrjetit social Twitter, ka thënë se në padurimin e saj për të mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit, mbështeti rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Më tej tha se nga shumica u mendua se Kurti është shansi i vetëm që Kosova të shpëtojë nga liderët e korruptuar.
“Në padurimin e saj për ta mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit mbështeti rrëzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilin shumica kanë menduar që është ‘i vetmi shans që ta shpëtojë vendin nga liderët e korruptuar dhe luftëtarët e së kaluarës’”, ka thënë ai.Ai po ashtu ka shpërndarë një shkrim të The Economist, në të cilën flet për Qeverinë Kurti dhe rrëzimin e saj.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…