Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, nga selia e partisë ka thënë se do të vazhdojnë sa më shpejt me procedura për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ndërsa tregon se LDK-ja nesër do të çojë mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës se po dalin nga “Qeveria e cilësuar si antiamerikane”.
Derisa ka treguar për takimet e kryetarit Isa Mustafa me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Abrashi thotë se për mocion nuk kanë biseduar me PDK-në.
“Me PDK-në s’kemi pasur kontakt. S’besoj se do të kemi. Por do ta shohim”, ka thënë deputeti i LDK-së, transmeton Gazeta Express.
Abrashi, i pyetur nëse disa deputetë kanë dalë kundër prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen, ka thënë se në kryesi kanë qenë kundër një apo dy vota dhe se nuk e di qëndrimin e secilit në Grupin Parlamentar.
“Unë mund të flas për kryesi. Dje në kryesi ka pasur vetëm një votë kundër, apo dy. Ka pasur konsensus të plotë për mocion”.
“Është dashur të veprohet kështu, sepse do të shkonte edhe më keq. Kjo nuk ka ardhur me dëshirën tonë, por me shkeljen e marrëveshjes nga kryeministri Kurti”.
Ndërkaq, ai tregon se LDK-ja të premte do ta njoftojë SHBA-në për prishje të koalicionit me LVV-në.
“Të premten do të çojmë sinjale në Amerikë se nuk do të jemi pjesë e një qeverie që po cilësohet si antiamerikane”, ka thënë Abrashi.
Këngëtari Shpat Kasapi ka sqaruar njëherë e mirë ngjarjen e komentuar së fundmi në media sociale ku u aludua për…
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar në SPAK atë që ajo e quan skandal në Onkologjik, ku pacientët…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është shprehur se gjatë bisedës me udhëheqësin amerikan Donald Trump, i ka thënë se sanksionet duhet…
Kryeministri Edi Rama, e ka kthyer edhe një herë vëmendjen nga Thethi, por këtë rradhë jo për shembjet e ndërtimeve…
Policia e Durrësit, ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë komshiun e tij, duke…
Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një të riu në fund të vitit 2023 në Londër, është ekstraduar nga…