Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj,thotë se çdo marrëveshje e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e që ka synim rregullimin e raporteve është lajm i mirë.
“Çdo marrëveshje që bëhet për rregullimin e raporteve është e mirë. Nuk mund te flasë sepse i takon pjesë politike por rregullimi i raporteve është lajm i mirë”.
Tutje, Elezaj, pjesë e AAK-së, thotë se Ramush Haradinaj do të duhej të marrë besimin për president, sepse është njeriu i cili përfaqëson interesat e Kosovës.
“Unë besoj që Haradinaj do të duhej ta merrte besimin nga të gjithë përfaqësuesit e popullit sepse është njeriu i cili vërtetë është dëshmuar dhe për të ardhmen e Kosovës dhe sigurinë qytetarë të kemi një njeri i cili përfaqëson interesat e Kosovës dhe nuk do të duhej të kontestohej”.
“Realisht ndoshta do të duhej të korrigjohej veprimet. Sidoqoftë do t’i merrni edhe vendimet e të dhënat drejtuese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.
Kjo parti ka nominuar ish-kryeministrin Haradinaj për të parin e shtetit në një mbledhje të mbajtur ditë më parë.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…