Categories: Uncategorized

AAK e vensosur për pozitën e presidentit: Partnerët të merren vesh deri në mars

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pretendon që shtetin duhet ta udhëheqë lideri i kësaj partie, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Madje nga kjo parti thonë se është e drejtë kushtetuese që kush do që ka pretendime për këtë pozitë të paraqes kandidaturën.

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, njëherësh anëtari i Kryesisë në këtë parti, në një intervistë për Ekonomia Online, pret që partnerët e kolacionit të merren vesh për këtë pozitë deri në mars, një muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

“Është e drejtë kushtetuese me konkurruar në fund të fundit do të vendosin ata që kanë 81 vota zgjidhet president. Besoj që deri në mars do të merren vesh. Mirëpo kuptohet që Aleanca ka pretendime për president të vendit”.

Muharremaj theksoi se çdoherë kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë në dialogun me Serbinë.

Ai tha se nuk pret shumë nga takimi i 4 shtatorit, duke theksuar se mund të ketë vetëm marrëveshje ekonomike dhe jo përfundimtare.

“Kryeministri i vendit i udhëheq bisedimet dhe e cakton ekipin vet për të marrë pjesë në bisedime. Ne çdo herë kemi qenë që të marrim pjesë në bisedime si parti shtetformuese dhe ta gjejmë një pikë të përbashkët me partitë politike dhe të jemi sa më unik në bisedimet që do të jenë me 4 shtator në Washington”.

“Unë nuk pres shumë nga këto bisedime, ka mundësi të ketë marrëveshje ekonomike, por marrëveshje përfundimtare nuk ka. Kosova atë çka e ka duhet të fitojë, lëvizje të kufijve nuk duhet të ketë, por duhet të merren vesh. Sa ma shpejt që ta kryejmë marrëveshjen me Serbinë më mirë është për shqiptarët të ecim ka zhvillimi ekonomik”.

Burimet diplomatike në Bashkimin Evropian paralajmëruan se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një raund i bisedimeve të nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më 4 shtator, ndërkaq, Hoti dhe Vuçiq pritet të takohen në Uashington, me ftesë të këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brein.

Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë për synim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

të fundit

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri, më pas…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar dyshohet…

23 minutes ago

Arrestohet në Serbi biznesmeni britanik, akuzohet për komplot për të kontrabanduar teknologjinë ushtarake amerikane në Kinë

Një biznesmen britanik është arrestuar në Serbi dhe përballet me ekstradim drejt SHBA-së, ku akuzohet për kontrabandë të teknologjisë së…

44 minutes ago

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot ngjarjet tragjike të 1 qershorit 1998 në komunën…

1 hour ago

Roela shtatzënë, Vedati i propozon për martesë LIVE, zbulojnë gjininë e bebit në emision

Roela dhe Vedati, çifti që u njoh dhe dashurua në “Përputhen” kanë zbuluar se së shpejti do bëhen prindër për…

2 hours ago

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa…

2 hours ago

“Po vij me paketë…”/ Grupi përdorte kode sekrete, por nuk i shpëtoi dot policisë! Si u kapën gjysmë kg drogë në parkim në Milano

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar në një operacion policor që kishte nisur më parë, pasi akuzohen për trafik…

2 hours ago