Categories: Uncategorized

AAK diskuton nesër heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nesër pritet të vendosë për veprimet që do i ndërmarrë si grup parlamentar karshi idesë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën e reciprocitetit.

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmaj, ka folur lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme që AAK do ta mbajë nesër, e ku temë diskutimi është paralajmëruar të jetë edhe paralajmërimi i ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku për anulimin e projektit të autostradës së Dukagjinit dhe atë të Anamoravës, shkruan Telegraf.

Selmanaj ka thënë se AAK nuk e kundërshton masën e reciprocitetit, por heqjen e taksës.

Madje kërkoi sqarime se si do veprojë qeveria Kurti me vendosjen e masës së reciprocitetit kar shi Serbisë.

Deputeti i AAK-së thotë se në mbledhjen e nesërme do i diskutojnë edhe mundësinë e kundërshtimit të heqjes së taksës përfshirë edhe protestat.

“Në nuk jemi kundër reciprocitetit, ne jemi kundër heqjes së taksës edhe çështja e reciprocitetit është mirë me u sqarua me dhënë detaje edhe në parlament me u diskutua se si do të duket ky reciprocitet, masat që do i ndërmerr Kosova si shtet…Për mënyrën se si do të sillemi dhe çfarë veprime do ndërmarrim nesër do e diskutojmë në mbledhjen e grupit…Ne do t’i diskutojmë të gjitha mundësitë e kundërshtimit në takimin e nesërm”, tha ai, për Kosovapress.

Ndërsa, paralajmërimin e ministrit të Infrastrukturës për anulimin e projektit për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit dhe Anamoravës, deputeti i Aleancës për Ardhmëri në e Kosovës e sheh si një vendim të gabuar dhe të pabazuar.

“Është gabim për mua edhe pa kuptueshme kur bëhet ndërrimi i pushtetit është proces demokratik , por projektet që janë të nisura duhet me vazhdua , por jo të veprohet kështu në mënyrë arbitrare dhe të thuhet që do të hiqet ky projekt me arsyetime aspak të bazuara”, deklaroi Selmanaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake pas vendosjes së masës së reciprocitetit. Por një vendim i tillë ka gjetur kundërshtimin e opozitës.

Letër të hapur për të mos ta hequr taksës drejt kryeministrit, Kurti ka shkuar ish kryeministri, Ramush Haradinaj i cili e vendosi taksën 100 për qind karshi mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës në nëntor të vitit 2018. Ndërsa edhe kreu i partitë më të madhe opozitare në vend PDK-së, Kadri Veseli ka bërë thirrje që taksa të mos hiqet.

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

8 minutes ago

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

8 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

8 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

8 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

8 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

9 hours ago