Categories: Uncategorized

A duhet të vendosen maskat edhe pse s’jemi të infektuar me koronavirus? (VIDEO)

Qytetarët të cilët vijnë nga vendet e mbipopulluara zakonisht mbajnë maska mbrojtëse si preventivë ndaj infeksioneve dhe viruseve të ndryshme.

Në Kosovë kjo nuk ka qenë e zakonshme, por në kohën e fundit për shkak të koronavirusit qytetarët janë duke i përdorur ato në masë të madhe.

Të lidhura

None found

Por në vende të ndryshme është ngritur kjo çështje në debat duke thënë se maskat nuk na mbrojnë nga viruset dhe njerëzit e shëndoshë nuk kanë nevojë ta përdorin atë, raporton SOT në KTV.

E infektologu Valbon Krasniqi, i cili profesionin e tij e ushtron në Klinikën Infektive në QKUK, thotë se ka lloje të ndryshme të maskave, të cilat nuk e kanë efektin e njëjtë.

Ai thotë se maskat mbrojtëse nuk duhet patjetër të mbahen nga njerëzit të cilët nuk kanë pasur ndonjë kontakt me dikë nga të infektuarit, nëse nuk kanë ndonjë grip ose ftohje apo simptomë tjetër.

Krasniqi shton se si masë preventive ndaj viruseve rol të madh luajnë edhe dezinfektuesit, e që më së shpeshti është duke u përdorur alkooli etilik me masë prej 70%.

E qytetarët thonë se situata e fundit në botë ka bërë që maskat t’i fusin në përdorim çdo ditë. Ata besojnë se ato janë preventiva më e madhe ndaj koronavirusit, për atë edhe janë duke respektuar rekomandimet që janë duke u dhënë vazhdimisht.

Edhe pse ka mendime të ndryshme për efektin e maskave mbrojtëse, megjithatë qytetarët janë duke i vënë ato si një masë shtesë sigurie.

Ndërsa, vazhdohet të rekomandohet kujdesi më i madh ndaj higjienës, të lahen duart më shpesh dhe të kihet kujdes në distanca të afërta me njerëz.

të fundit

Currency exchange, October 28/ How much the dollar and euro are buying and selling for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…

6 minutes ago

Stable weather conditions/ See the forecast for October 28, 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

6 minutes ago

Horoscope for October 28, 2026: Discover the surprises the stars have in store for each sign

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

7 minutes ago

Suspected killer of former sister-in-law arrested by Kosovo police

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…

8 minutes ago

Ramadani: A change of power in Serbia will not change its policy toward Kosovo

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

8 minutes ago

From trying to take his sister’s car to his arrest in the mountains of Bec: how Albert Sylaj was caught

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

9 minutes ago