Categories: Uncategorized

A duhet të dorëhiqet Thaçi, flasin juristët

Pas aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale e Hagës ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli janë të shumta dhe deklaratat se presidenti duhet të dorëhiqet.

Në lidhje me këtë aktakuzë, Presidenti Thaçi të hënën doli me një video mesazh duke iu adresuar opinionit publik se ligjin e vetëm që ka shkelur është ai i kriminelit Sllobodan Millosheviq, teksa ka bërë të ditur se do të jep dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij.

Të lidhura

None found

Por njëjtë nuk mendon Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në aspektin moral dhe etik Presidenti Thaçi do të dëshmonte maturi dhe respekt për popullin e Kosovës nëse do të dorëhiqej, ndërsa në anën tjetër juristi si dhe avokati Musa Damati theksoi se dorëheqja e Presidentit Thaçi është e panevojshme dhe e nxituar, përderisa sipas tij, nuk ka akuzë formale të konfirmuar dhe të plotfuqishme.

Miftaraj tha se Thaçi nuk e ka obligim ligjor të jap dorëheqje, por vetëm obligim moral.

“Përderisa në aspektin kushtetues dhe ligjor, Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi nuk e ka obligim të jap dorëheqje nga pozita e Presidentit, në aspektin moral dhe etik, i njëjti do të dëshmonte lidership, maturi dhe respekt për popullin e Kosovës nëse do të dorëhiqej”, ka thënë Miftaraj.

Ai po ashtu tha se për shtetin e Kosovës është barrë e madhe që për disa muaj të udhëhiqet nga një President i cili është i akuzuar për krime lufte.

“Pa paragjykuar epilogun e aktakuzës së ngritur dhe nëse e njëjta do të konfirmohet apo hidhet nga gjykatësi i procedurës paraprake, për shtetin e Kosovës është barrë e madhe që për disa muaj të udhëhiqet nga një President i cili është i akuzuar për krime lufte. Në këtë drejtim, vlerësoj së Presidenti Thaçi të hënën ka humbur një mundësi historike për të dëshmuar se interesi i përgjithshëm dhe interesi i Republikës së Kosovës është më i madh më i rëndësishëm se ai vet”, ka thënë Miftaraj.

Ndërsa, Damati ka thënë se aktakuza kundër Thaçit e Veselit në aspektin formal dhe profesional është më tepër aktakuzë publike se juridike.

“Aktakuza e Prokurorisë Speciale e deponuar kundër Thaçit dhe Veselit pranë dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, konsideroj se në aspektin formal dhe profesional është më tepër aktakuzë publike se sa aktakuzë juridike, dhe kjo për faktin se aktakuza e Prokurorisë Speciale përmban shumë elemente jo ligjore dhe shkelje të veçanta procedurale”, u shpreh ai.

Siç theksoi Damati, dorëheqja e Presidentit dhe e krerëve tjerë institucional të cilët mund të përballen me akuza të tilla, është e panevojshme dhe e nxituar.

“Po ashtu në sfondin e të Drejtës Ndërkombëtare dhe bazuar ne kushtetutën e vendit dorëheqja eventuale e Presidentit apo e krerëve të tjerë institucional të cilët potencialisht mund të përballen me akuza të tilla, është e panevojshme dhe e nxituar, përderisa nuk kemi aktakuzë formale të konfirmuar dhe të plotfuqishme, dhe kjo duke u bazuar në prezumimin e pafajësisë si parimi i njohur i drejtësise vendore dhe i asaj ndërkombëtare. Thaçi dhe Veseli duhet të fillojnë që t’i krijojnë ekipet e tyre të mbrojtjes të përbëra nga avokatët me eksperiencë të lartë në fushën penale, në mënyrë që të konfirmohet pafajësia apo edhe rrëzimi i aktakuzës publike e cila tash veç ekziston kundër tyre para Tribunalit Ndërkombëtarë”, ka thënë Damati.

Ndryshe, Specialja ka ngritur aktakuzë kundër presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Pas kësaj, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë anuluar vizitën në Washington, ku pritej të rifillonte dialogu me Serbinë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

të fundit

Sot zhvillohen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha i vetmi emër në garë

Këtë të shtunë, demokratët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që t’i udhëheqë në katër vitet…

24 minutes ago

Sigurimi i detyrueshëm i mjeteve, çmimet pritet të rriten ndjeshëm pas hyrjes në BE!

Me anëtarësimin në BE, limiti i përgjegjësisë për sigurimin e detyrueshëm do të rritet në 6.45 milionë euro për ngjarje…

52 minutes ago

Tragjedi në Kinë/ Raportohet për 82 viktima nga shpërthimi në minierën e qymyrgurit, dhjetëra të bllokuar nën tokë

Një shpërthim gazi në minierën e qymyrgurit Liushenyu në qytetin Changzhi, në veri të Kinës, ka shkaktuar vdekjen e të…

56 minutes ago

Kishte planifikuar atentat ndaj Ivanka Trump, arrestohet 32-vjeçari irakian kishte edhe hartë të shtëpisë së saj në Florida

Ivanka Trump, dyshohet se ishte objektiv i një plani atentati nga një terrorist i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.9 lekë. Euro, do…

2 hours ago

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe…

2 hours ago