Ish kryeministri Ramush Haradinaj, ka komentuar aktakuzën e pakonfirmuar ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi, nga Prokuroria Speciale, duke bërë një paralele me situatën në të cilën ai pati dhënë dorëheqje para 2 vitesh nga pozita e kryeministrit.
Sipas tij, ai asnjëherë nuk do ta dërgonte shtetin e Kosovës para hetuesve ndërkombëtar. Mirëpo se kur do të mund të ndodhë dorëheqja e Thaçit nëse konfirmohet aktakuza, kjo sipas Haradinajt mbetet të shihet.
None found
“Mendoj se dorëheqja nuk duhet të shihet me një afat kohor, a ditën e parë apo më vonë por mund të vjen ajo ditë, unë e kam marrë në ditën e parë nuk e kam marrë në ditën e mramë.Në këto katër ditë, që është marrë në pyetje, ka implikime në aspektin e sovraniteti dhe integritetit, me u marrë në pyetje presidenti në një institucion vendor, janë marrëdhënie normale e qon porosinë e mirë për popull. Por ti shkon në një juridiksion tjetër, ti shkon në Holandë, dhe del para gjyqtarëve që i ka rekrutuar një sistem tjetër”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai madje ka treguar se disa i kishin rekomanduar që ai të mos jepte dorëheqje kur u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale.
“Gjykimi im ka qenë i tillë se nëse unë kam qenë si kryeministër,nuk duhet të dal i tillë para hetuesve ndërkombëtar. Më kaneë sugjeruar plotë të mos jap dorëheqje, se nuk do ta kesh tretmanin si kryeministër, të harrojnë njerëzit, kanë me të lanë vetë, do të jesh si qytetarë të tjerë”, tha Haradinaj.
Drejtori i Spitalit të Tetovës Erzen Elezi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni me të…
Gjykata në Koçani ka refuzuar kërkesën e të arratisurës Iva Mihailova për të marrë pjesë nëpërmjet video-online në seancat dëgjimore…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi e kanë takuar të hënën me…
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.…
Partia Socialiste paralajmëron se do të vijojë me propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse Partia Demokratike nuk…
Ish-kryeministri Ljupço Georgievski ka kritikuar ashpër partinë ZNAM, duke e akuzuar atë për mungesë idesh politike dhe për shndërrimin e…