Categories: Uncategorized

A do të largohen trupat amerikane nga Kosova, reagon NATO

Rezistenca e kryeministrit Albin Kurti ndaj mos heqjes 100% të taksës ndaj Serbisë, ka sjellë dhe presionin e Amerikës në vend.

Senatori amerikan, kërkon rishqyrtimin e prezencës ushtarake në Kosovë David Perdue, ka qenë i pari që ka folur për një gjë të tillë, derisa Richard Grenell dhe Robert O’Brien e kanë shpërndarë një qëndrim të tillë. Për kthimin e trupave amerikane nga Kosova në SHBA kanë folur hapur edhe djali i presidentit Trump dhe senatori tjetër republikan Rand Paul, shkruan Gazeta Express.

Të lidhura

None found

Por cili është qëndrimi i NATO-së lidhur me këto paralajmërime dhe a është e udhës që trupat amerikane të largohen nga Kosova.

Në një përgjigje për Gazetën Express një zyrtar i Aleancës Euroatlantike ka thënë se NATO mbetet e përkushtuar plotësisht për misionin e KFOR-it, mision i cili nën mandatin e Kombeve të Bashkuara vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë komunitetet në Kosovë.

“Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n, paqen dhe stabilitetin në Evropë. NATO mbetet plotësisht e përkushtuar në misionin e KFOR-it, i cili nën mandatin e Kombeve të Bashkuara vazhdon të ofrojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë zyrtari.

Tutje në përgjigje thuhet se NATO mbështet vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kjo është jetike për Beogradin dhe Prishtinë, por edhe për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka shtuar tutje.

Nga NATO thonë se presin që Serbia dhe Kosova të përkrahin nismat që çojnë në normalizim të situatës dhe uljen e tensioneve.

“Llogarisim në të dyja palët që të shfaqin përkushtim, përmbajtje dhe përkrahje për çfarëdo përpjekje që çon në normalizimin e gjendjes së sigurisë dhe uljen e tensioneve”.

Për paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për rishqyrtimin e pranisë ushtarake në Kosovë ka pasur reagime të shumta në Kosovë. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të qeverisë për heqje të taksës, derisa sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit rreth raporteve Kosovë-SHBA.

të fundit

Konjufca condemns attack in Riyadh: Kosovo stands firmly beside Saudi Arabia

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad…

17 seconds ago

EMRI/ Shpërthimi në rafinerinë “Motor Oil” në Greqi dy ditë më parë, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër

Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi…

4 minutes ago

Anthropic përditëson kushtet e përdorimit të Claude dhe ndalon sjelljen “mizore” ndaj inteligjencës artificiale

Anthropic sapo ka ndryshuar kushtet e përdorimit të produkteve të saj dhe, duke shtuar ndër të tjera ndalimin e atyre…

17 minutes ago

Konjufca dënon sulmin në Riad: Kosova qëndron fuqishëm pranë Arabisë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad…

27 minutes ago

Manuela Arcuri dhe princi 82-vjeçar drejt martesës? Mediat zbulojnë muajin e ceremonisë së mundshme

Aktorja italiane Manuela Arcuri, 49 vjeçe, mund të jetë pranë një vendimi të rëndësishëm në jetën private. Lidhja e saj…

36 minutes ago

Real Madrid TV kundër vendimeve të gjykimit pas kartonit të kuq të Vinicius Junior

Real Madrid TV ka kritikuar gjykimin spanjoll pas fitores 1-0 ndaj Villarrealit, duke vënë në pikëpyetje kriteret e VAR-it pas…

36 minutes ago