Categories: Uncategorized

A do bëjë parti të re apo do të shkojë në Vetëvendosje? Flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani do të vazhdojë të jetë e angazhuar politikisht, megjithëse nuk është e ditur saktësisht se në cilën parti.

Ajo në Rubikon tha se të ardhmen e saj politike duhet ta mendojë më gjatë dhe se nuk do ta merr vetë vendimin.

Megjithatë, Osmani s’e përjashtoi as krijimin e një partie të re e as bashkimin me ndonjë parti tjetër – përfshirë Vetëvendosjen, njofton Klan Kosova.

“Do ta vazhdoj angazhimin tim politik. Pas përjashtimit nga posti i nënkryetares së LDK-së s’është që ka mbetur hapësirë për bashkëpunim. Nuk kam ndonjë mëri personale ndaj asnjërit në LDK”.

“Cili do të jetë angazhimi im politik? Është çështje që kërkon më shumë kohë. S’janë vendime që mund të merren vetë sepse kam bashkëpunëtorë në LDK që komunikoj çdo ditë. Ka njerëz edhe jashtë në shoqërinë civile që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Nuk është çështje që është vendosur. Nuk jemi në një situatë që mund të thuhet për këtë opsion apo atë tjetër”.

Kryeparlamentarja klasifikoi në tri grupe partitë politike.

“Të kemi një dallim të qartë sepse tashmë lufta politike s’është mes disa partive. Është luftë mes dy koncepteve – njëri që e ka më seriozisht çkapjen e shtetit, s’po e them si klishe por si domosdoshmëri , tjetri një grup që e kanë zhvatë shtetin që 20 vjet dhe të tjerët që iu shkojnë pas zhvatësve”.

Osmani tha se LDK është dëmtuar shumë edhe për mosmbajtjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe për shkak të përjashtimit të saj.

“Elektorati i LDK-së është i shkëlqyeshëm dhe duhet të pyetet nëse dëshiron të vazhdojë me një koncept politik që LDK të shihet si akter për çkapjen e shtetit apo të jetë patericë politike e Thaçit”.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago