Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë më afër se kurrë arritjes së një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit.
Mediat në Kosovë raportojnë se gjatë së premtes “është arritur progres” në bisedimet mes partisë që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, dhe asaj që zuri vendin e dytë.
None found
Njerëz të afërt me ekipet negociuese nga të dy partitë më të mëdha politike në vend kanë treguar se ka “lëvizje pozitive”, dhe se marrëveshja mes dy partive pritet të arrihet sot, e shtunë.
Sakaq, më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.
Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës.
Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë. Kërkesa e tij u bë teksa ende nuk është arritur marrëveshja e pritur me LDK*në për formimin e qeverisë. Dy partitë po negociojnë për të formuar koalicionin qeverisës që pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Kocoska, dëshmoi sot në seancën mbikëqyrëse në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e…
Dubai është kthyer në një nga destinacionet ku kanë gjetur strehë disa prej personazheve më të njohur të krimit të…
Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, i bëri thirrje Prokurorisë Themelore Publike të…