Categories: Uncategorized

​Veseli: Më 14 prill Kuvendi do të miratojë paketën e re financiare

Institucionet e Kosovës duhet të ofrojnë mbështetje më të madhe për komunat e vendit, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Kështu tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me kryetarin e Komunës se Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Veseli tha se beson që më 14 prill do ta miratojnë pakon e re financiare në Kuvendin e Kosovës, e cila do të ndihmojë dukshëm institucionet shëndetësore dhe bizneset në luftën kundër pandemisë.

“Besoj se me datën 14 prill do të kemi miratimin në Kuvendin e Kosovës pa shumë debate, të një pakoje e cila do të jetë financiare për shumicën e këtyre edhe të komuniteteve, edhe te bizneseve edhe të komunave, edhe për përforcimin e punonjësve shëndetësorë, përveç subvencionimit i cili do të bëhet drejtpërdrejt dhe të je në më të gatshëm për tu ballafaquar me sfidën te cilën e kemi bashkërisht. Do të kemi sukses jam shumë i sigurt”, u shpreh Veseli.

Veseli u ka uruar komunitetit Romë, Ditën Ndërkombëtare të tyre, ndërkohë tha se është koha e luftës së suksesshme të pandemisë.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha tha se kanë marrë disa masa në komunën që ai udhëheq në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Derisa shtoi se kanë nevojë për përkrahje më të madhe nga niveli qendror.

“Kërkuam që në pakon e re fiskale, e cila do të përgatitet së shpejti sipas informacioneve që kemi, komuna të futet në pako më fuqishëm. sepse bartësi kryesor i luftës kundër korona virusit janë komunat. Ne ballafaqohemi me të sëmurë, përveç Klinikës Infektive dhe IkShP-së, janë komunat… kryetari më siguroi që komuna do të jetà « prioritet i pakos fiskale edhe disa biznese që nuk kanë hyrë aty, do të provojnë me u fut. Sepse ne jemi një komunë me shumë biznese, dhe ato kanë filluar pak ta ndiejnë lodhjen e kësaj gjendje. Por, po shpresojmë që shpejt do ta kalojmë këtë gjendje”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e instucioneve shëndetësore, në mënyrë që të parandalohet përhapja e e covid-19.

Përfaqësuesi i komunitetit romë, Fehmi Gashi tha se deri më tani janë përkrahur në projekte për komunitetin, nga Komuna e Fushë Kosovës. /KP/

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

6 hours ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

7 hours ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

7 hours ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

7 hours ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

8 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

8 hours ago