Categories: Uncategorized

​PDK reagon për trupat serbe: Lejimi i KFOR-it dhe neglizhenca e qeverisë janë të papranueshme

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas prezencësn e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, duke thënë se ky veprim i toleruar nga qeveria e Kosovës dhe KFOR është cenim i rëndë i sovrantitetit dhe sigurisë kombëtare, si dhe është kërcënim i hapur ndaj tërësisë territorale dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës.

PDK thotë se provokimet e vazhdueshme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar dhe brenda territorit të Kosovës në sytë KFOR-it që e ka atë përgjegjësi, janë të papranueshme.

“Nevoja e relaksimit dhe mirëkuptimit të raporteve mes fqinjëve, nuk e arsyeton veprimin e futjes së ushtrise serbe në territorin e Kosovës.Është e kundërta e atij qëllimi, është provokim dhe cënim i sovranitetit.Në kohën kur udhëheqësit e lirisë, të shtetit dhe Kosova po goditen, pikërisht për luftën e drejtë kundër asaj ushtrie vrastare, nuk është momenti i eksperimenteve të tilla me simbolika që rikthejnë vetëm dhimbjen dhe terrorin për qytetarët e vendit. Asnjë deklaratë, kurrë nuk është lëshuar nga ushtria dhe ndonjë lider institucional serb, kundër veprimeve gjenocidale të Serbisë mbi popullatën civile në Kosovë.

Veprimi i tillë me ushtri, pas gabimeve të qeverisë Kurti dhe Hoti, në futjen pa kontroll të konvojeve “mjekësore dhe humanitare” në emër të pandemisë, për paqen dhe të ardhmen e raporteve mes dy shteteve janë më shumë se gabim – rrezikim dhe rrënim i asaj çfarë është arritur deri më tani”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK ka ftuar qeverinë e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë me shpejtësi dhe veprime të drejtpërdrejta për t’i ndalur këto provokime të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit të vendit dhe shmangin çfarëdo konflikti të mundshëm që mund t’i cënoj të arriturat e deritanishme.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago