Kosova ka regjistruar të premten 142 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 466 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tetë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 381.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 201 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,932.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11,130 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten se ka licencuar edhe nëntë laboratore tjera për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin e ri.
Përmes këtyre testeve, kuptohet nëse një person ka tejkaluar këtë virus, si dhe nëse trupi ka krijuar antitrupa kundër tij.
Ministria ka thënë se shtrirja e laboratoreve është në shumë qytete të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjilanin, Malishevën dhe Vushtrinë.
Ky është njoftimi i katërt që bën kjo Ministri për licencim të laboratoreve për kryerje të testeve serologjike.
Në rrethim e parë të licencimit, autoritetet kanë thënë se u është dhënë leja e punës edhe dy laboratorëve tjerë për kryerje të testeve PCR që përcaktojnë nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti./REL
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…