Categories: Uncategorized

7 viktima dhe 92 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shtatë pacientë kanë humbur jetën dhe 92 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Siç njofton IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 92 raste pozitive.

Të lidhura

None found

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 563 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

të fundit

Fuego rrëfen ndihmën financiare për Mozzikun: “Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë! [...]Read More...

7 minutes ago

Fuego flet për jetën para famës: Vjen nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër

Fuego rrëfen jetën para famës: Vij nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër [...]Read More...

7 minutes ago

Shtatë banorë të Big Brother VIP Kosova 5 shkojnë në nominim pas shkeljes së kartës së Arlindës

Karta e Arlindës bëhet "sebep", dërgon shtatë banorë në nominim [...]Read More...

7 minutes ago

Arlinda pas hapjes së kartës: Isha e bindur se tema e patriarkatit nuk do të tolerohej

Arlinda pasi hapin kartën: E dija që nuk do ta duronin temën e patriarkatit [...]Read More...

8 minutes ago

Araujo rrëfen pritjen e ngrohtë te Liverpooli pas largimit nga Barcelona

Ronald Araujo ka folur me superlativa për pritjen që ka marrë te Liverpooli, pas transferimit në formë huazimi njëvjeçar nga…

8 minutes ago

Zelensky: Për ne Putini është vrasës, jo mik; Trump nuk po ushtron presion të mjaftueshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut amerikan Donald Trump, i cili gjatë qëndrimit në Kinë…

8 minutes ago