Categories: Uncategorized

4 vite burg në Holandë, për Haradinajn karantina është një formë ”ushrie”

Vëllai i ish kryeministrit Ramush Haradinaj, ka festuar ditëlindjen e tij të 42-të. Në kushte karantina, ish kryeministri ka bërë një urim sspecial për të.

“Dauti është dhe vëllai im, por edhe shumë shok i imi. Nga koha e luftës humba dy vëllezër në luftë, Shkëlzenin dhe Luanin, pastaj kam humb dhe një vëlla tjetër pas lufte. Dhe nga ata që kemi qenë më të shoqëruar bashkë, ka mbetur Dauti. Ai ka bërë 42 vjet ia kemi uruar gjithë familja secili veç.

Me thënë të drejtën kam qenë në mesnatë te ai me Anitën. Shkurt, që jemi dhe më afër, sa me ja uru. Kuptohet, me kufizime, tani e pamundur të kalosh në mënyra të tjera të festimit”.

Sa i përket atmosferës në shtëpinë e tij, Haradinaj u shpreh se më së shumti janë mërzitur fëmijët, të cilët e kanë të vështirë ta kuptojnë situatën.

“Tashi jemi bërë eskpertë të gjithë se duhet me u bo gati për mësim online, pra me i kyç në linjë, me i gjetë adresën e duhur. Na merr dhe kjo pak kohë, pra kujdesemi për ta dhe pse është online, kujdesemi për ta. Mësimi bëhet në shtëpi, është pak më i reduktuar. Pastaj patjetër dhe fëmijët janë mërzitur, janë mbyll ose në oborr ose dikund. S’ka më jetë të zakonshme, por ata janë fëmijë dhe vështirë ta kuptojnë”.

Si një person aktiv në jetën publike, Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga stërvitja as në kushte karantine. “Kemi pistë vrapimi në shtëpi, Anita nuk mbahet asnjëherë dhe unë gradualisht. Unë kam bërë një jetë jo të lehtë, pra jo çdo herë kam pas komoditetin e një jete me shumë mundësi. Ta zemë, një kohë kam qenë në luftë. Pastaj kam jetuar si ushtar. Kam qenë dhe i ndaluar, mbajtja në paraburgim 4 vite në Holandë. Jam mësuar dhe në kushte me u dasht me ndihmu veten me ato që janë ushtrime me forcë, cardio… jemi në rregull, bëjmë një jetë ushtari të disiplinuar. Çdo ditë, një pjesë të caktuar të kohës ia dedikoj sportit, dhe nuk më pengon hapësira. Pra mund të ushtroj në çdo hapësirë” e mbyll rrëfimin e tij, Ramush Haradinaj.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

50 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

1 hour ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

1 hour ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

2 hours ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago