Categories: Uncategorized

234 persona u shpallën të zhdukur gjatë vitit 2019 në Kosovë

Numri më i madh i rasteve të raportuara është bërë në rajonin e Prishtinës Shpesh në raportin e Policisë raportohet për persona të zhdukur. Shumica nga ta janë gjetur e disa ende rezultojnë si të zhdukur. Ndër rastet që bëri bujë më të madhe është ai i një gruaje nga Prishtina.

Remzije Mustafa u gjet e gjallë tetë ditë pasi që kishte dal nga shtëpia. Por ky rast nuk shënon rastin e vetëm në vitin 2019 që në Policinë e Kosovës u raportuan si të zhdukur. Në bazë të statistikave të Policisë nga janari e deri në fund të muajit nëntor janë raportuar gjithsej 234 raste të persona të zhdukur.

E lidhur me këtë numër të madh të të zhdukurve njohësi i sigurisë në Kosovë, Avni Islami thotë se kjo dukuri nuk e ka prekur vetëm Kosovën. Sipas tij ky fenomen nuk duhet të jetë shqetësues vetëm për organet e sigurisë në Kosovë por edhe për gjithë shoqërinë kosovare. Shkaktari kryesor i cili shpije drejt këtij fenomeni në shoqërinë tonë sipas Islamit është faktori ekonomik-social. Islami thotë se rritja e sigurisë përmes shtimit të kamerave nëpër rrugët kryesore e rrit edhe sigurinë në vend, dhe i parandalon këto raste të zhdukjes së njerëzve.

“Seriozisht ky fenomen pra i zhdukjes së të rinjve por edhe moshave të tjera është paksa shqetësues kur në mediat tona dëgjohet se është zhdukur një vajzë apo djalë apo moshave të ndryshme dhe në të shumtën e rasteve kemi parë që kanë ndodhur kidnapime për shkaqe të ndryshme dhe kësisoj në pamjen e parë duket se Kosova nuk është vend i sigurt , duke pas parasysh se jo menjëherë gjenden ata persona….Mendoj se Kosova është vend i sigurt dhe nuk ka vend për panik, por duke e pasur parasysh se gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike e ka bërë të vetën dhe ka raste kur kryejnë vetëvrasje dhe pastaj gjinden në një kohë shumë më të vonshme…Duhet të shtohen kontrollet në përgjithësi të kemi të vendosura nëpër objektet vitale dhe në rrugët kryesore kamerat e sigurisë dhe në një mënyrë kësaj do i ndihmonte dhe shoqëria civile në mënyrë që mos të ndodhin rastet e tilla”, tha ai.

Fenomenin e personave të zhdukur për kp e ka shpjeguar edhe sociologu, Fadil Maloku sipas të cilit kriza morale dhe ekonomike në të cilën po kalon Kosova po i sjell edhe pasojat si kjo e zhdukjes së personave.

Ai madje thotë se përgjatë viteve të ardhshme ky fenomen do shënojë rritje në rast se institucionet e sigurisë nuk do krijojnë mekanizma që i kontrollojnë dukuritë e tilla devijante për shoqërinë tonë.

“Në këto dy dekada të pasluftës jemi duke jetuar në ambient krejt tjetër fare , ë një ambient të ri të vlerave, dhe si pasoj e këtyre vlerave të reja që kanë ardhur me ndërrimin e sistemit dhe me krijimin e disa para dispozitave, pra një model i ri i sjelljes politik, ekonomik, social kanë ardhur edhe këto vlera të cilat në botën perëndimore padyshim që sanksionohen dhe janë shumë problemtike….Në shoqërinë tonë duhet të krijojmë mekanizma të cilët i kontrollojnë dhe menaxhojnë këto fenomene dhe dukuri të cilat më shumë duhet të ishin nën përkujdesje të institucioneve shtetërore”, tha ai.

Në bazë të dhënave në Policinë e Kosovës numri më i madh i rasteve të raportuara si persona të zhdukur është bërë në rajonin e Prishtinës, ku në këtë periudhë të vitit janë raportuar gjithsej 76 raste, e dyta radhitet rajoni i Pejës me 46 raste, e pasuar nga ai i Prizrenit me 34 raste, pastaj rajoni i Gjakovës me 27 raste, ai i Gjilanit me 22 raste, ndërsa në pjesën jugore të Mitrovicës u raportuan vetëm 19 raste si persona të zhdukur.

Sipas Policisë së Kosovës në qytetin e Ferizajt dhe atë të Mitrovicës Veriore ka më së paku raste të shënuara si persona të zhdukur, ku në pjesën veriore të Mitrovicës janë regjistruar 5 raste, kurse në qytetin e Ferizajt vetëm 2 raste.

të fundit

Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen 2 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Lezhës, konkretisht në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Dy automjete janë…

1 minute ago

“S’dua të njoh asnjë mashkull, keqpërdorin mirësinë e një femre për klikime”, Alba shpërthen në lotë pas largimit nga darka

Alba ka përjetuar një moment të rëndë emocional pas largimit nga darka e të nominuarve, duke shpërthyer në lot dhe…

17 minutes ago

Tensione të larta mbi Egje, përplasje mes avionëve luftarakë të Turqisë dhe Greqisë! Athina zyrtare akuza Ankarasë

Forcat Ajrore të Turqisë dhe ato të Greqisë kanë akuzuar njëra-tjetrën sot për provokime me avionë në hapësirën ajrore mbi…

35 minutes ago

Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, plagoset drejtuesi i mjetit bujqësor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Roskovec. Sipas raportimeve, një automjet ka…

55 minutes ago

Putini zotohet se nuk do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës nëse Rusia trajtohet me…

1 hour ago

Vendimet e mbledhjes së qeverisë/ Rritet paga minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm

Vendimi për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.…

2 hours ago