Categories: Uncategorized

216 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 40 të shëruar

Sot më 12 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive.

Njoftimi:

Të lidhura

None found

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

të fundit

“Vajzat e skandaleve”/ Neda Balluku me reagim të fortë pêr situatën e fundit në Ferma VIP

Një analizë e thellë dhe mjaft e drejtpërdrejtë ka ardhur së fundmi nga Neda Balluku, e cila ka komentuar zhvillimet…

4 minutes ago

Djali i themeluesit të “Mango”-s, i dyshuar për vdekjen e babait miliarder

Një zhvillim i papritur ka rikthyer në qendër të vëmendjes vdekjen e biznesmenit të njohur spanjoll Isak Andic, themeluesit të…

5 minutes ago

Aksident në aksin Fier-Roskovec, makina përplaset me motorin, mbete i lënduar drejtuesi i motomjetit

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin Fier-Roskovec, pranë fshatit Kumam. Bëhet me dije se një mjet tip…

9 minutes ago

“O Zhak mos i hy Mozës në hak”, kushëriri i Mimoza Ahmetit komenton përplasjen në “Ferma VIP”

Kushëriri i poetes dhe konkurrentes së “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, ka komentuar së fundmi rrugëtimin e saj në reality show,…

40 minutes ago

Autostrada Tiranë-Elbasan e bllokuar prej orësh, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh nga tuneli deri në Bradashesh

Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan, ku prej më shumë se dy orësh ka trafik të rënduar dhe radhë të gjatë mjetesh që…

57 minutes ago

Plagosja në Kurbin/ Policia jep detaje: Dy persona tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales, njëri në kërkim për vrasje

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen në Kurbin. Blutë bëjnë me dije se dy personat tentuan të përplasnin me…

1 hour ago