Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përkujtoi dëshmorin Ahmet Kaçiku në 21 vjetorin e rënies.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, “Kaçiku ishte komandant brigade dhe me sytë e tij, pa motrat e vëllezërit e tij të masakruar në mënyrën më çnjerëzore, por ai pa edhe heroizmin e bashkëluftetarëve të tij, tani dëshmorë”.
None found
Postimi i Haradinajt:
“Ahmet Kaçiku në ditën e masakrës së Reçakut kishte mbushur 35 vjet.
Ishte komandant brigade dhe me sytë e tij, pa motrat e vëllezërit e tij të masakruar në mënyrën më çnjerëzore, por ai pa edhe heroizmin e bashkëluftetarëve të tij, tani dëshmorë: Ali Beqa, Ismail Luma, Mehmet Mustafa Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, Skënder Çarri, Nazim Kokallari, Sadik Mujota, Lutfi Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani e Ragip Bajrami.
Katër ditë më pas, ai do bashkohet me ta, në karvanin e përjetësisë, duke mbrojtur trupat e tyre nga armiku, i cili donte t’i vrasë për herë të dytë.
Ahmeti u kthye nga mërgimi në përgjigjie të Atdheut. Lum Atdheu që ka burra si ai. Lavdi!”, ka shkruar ai.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…