Categories: Uncategorized

21 vite nga beteja e Koshares, thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri

Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Të lidhura

None found

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses. Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e aleancës veri-atlantike NATO.

Në aspektin strategjik beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë jo vetëm marrjen dhe pastrimin e kufirit por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacio ne logjistike, ndihmë mjekësore etj.

Thyerja e kufirit në Koshare jo vetëm që shënoi një fitore të madhe morale, por ajo edhe praktikisht mundësoi furnizimin e luftës me armatim dhe municion.

Heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë kishte edhe rëndësinë juridike në të drejtën ndërkombëtare. Kjo pamundësonte kontrollin e forcave serbe mbi territorin që ndante në mes një komb të vetëm, shuante ndikimin e dhunshëm shtetëror dhe integritetin territorial të pretenduar.

Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet e suksesshme të forcave të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj. Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë. /KP/

të fundit

Mbyllet gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP nis verifikimin e kandidaturave, ja cilët janë katër emrat zyrtarë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur procedurat për verifikimin e kandidatëve që kanë shprehur interes për postin e Prokurorit…

2 minutes ago

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë nëpër Tiranë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, dita e 64-të e protestës kundër qeverisë ka kaluar në…

8 minutes ago

Robert Kennedy fajëson Faucin për pandeminë: Lockdown-et i shkaktuan vendit dëmin më të madh

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka fajësuar ish-drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony…

11 minutes ago

“Kërkuam arrestimin e Ballukut, jo lirimin e Beqajt!”, Ironi dhe mesazhe therëse në ditën e 64-të të protestës

Dita e 64-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama nuk ka kaluar vetëm me fjalime të fortë nga…

17 minutes ago

Liverpooli surprizon me planin për pasuesin e Salahut, alternativa nuk është Barcola

Largimi i befasishëm i Mohamed Salah pas nëntë vitesh të jashtëzakonshme në “Anfield” ka lënë një boshllëk të madh në…

18 minutes ago

Tragic Crash in Italy as Camper Van Collides Head-On With Bus: Six Dead and 27 Injured

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur në një aksident të rëndë rrugor që…

19 minutes ago