Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka lajmëruar për viktimën e parë nga Komuna e Malishevës si pasojë e coronavirusit.
Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin ën RTV Dukagjinin ka njoftuar se në bazë të informacioneve të fundit një grua e infektuar nga Malisheva ka vdekur.
“Dua ta ngushëllojë familjen e së ndjerës me këtë rast”, tha ai.
I pari i NISMA Socialdemokrate thotë se numri i madh i të prekurve në Malishevë lidhet me numrin e madh të qytetarëve nga kjo komunë që jetojnë në Itali.
Limaj thotë se nga 13 marsi mbi 200 persona nga Italia janë kthyer në Malishevë.
“Mendoj se këtu qëndron njëri ndër problemet më të mëdha për Malishevën”.
Kryetari i NISMA-s thotë se pandemia nuk mund të luftohet ën baza lokale, ndërsa sipas tij nga qendra kanë vepruar shumë vonë.
“Malisheva është në karantinë nga 14 marsi dhe deri para dy-tri ditësh askush nuk e ka vizituar”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj.
Ish-Shefi i Shtabit të IDF-së, trupat mbrojtëse të Izraelit, Gadi Eisenkot, tha se djali i Gal, i cili u vra…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, që pritet të miratohet në mbledhjen e…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të…
Të hënën u konfirmua zyrtarisht se talenti i ri, Leon Avdullahu, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke refuzuar…
Një lidhje e veçantë midis nipërve dhe gjyshërve shpesh është e vështirë për t’u shpjeguar me fjalë, plot dashuri dhe…
Kris Jenner, e njohur si “momager” dhe ylli i kopertinës së Vogue Arabia për shtatorin, ka zbuluar vendimin e saj…