Në 24 orëshin e fundit janë 43 raste të reja të të infektuarve me COVID-19, 239 të shëruar si dhe tre të tjerë nuk kanë arritur që ta luftojnë këtë virus.
Virusi vdekjeprurës sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mori jetën e 607 personave. Ndërsa, deri më sot 12 mijë e 188 persona arritën që të shërohen nga COVID-19. Derisa, rast numri i rasteve aktive është 2 mijë e 87.
None found
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087”, thuhet në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.
Komisioni Europian ka prezantuar paketën “Përgatitja për një Bashkim më të madh”, e cila parashikon që integrimi i vendeve të…
Ka nisur protesta e 130 kundër qeverisë edhe sot më 7 tetor. Qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej, kanë…
Sipas një vlerësimi nga Instituti i Sigurisë së IA-së për të Rinj i Common Sense Media, ChatGPT për Adoleshentë i…
Pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatët Asdren Bytyqi dhe Adrian Ibrahimi…
Investitorë dhe politikëbërës kanë ngritur shqetësime të reja për të ardhmen e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar jo vetëm për një…
Dy prej kishave më të mëdha në Korenë e Jugut po hetojnë sulme kibernetike që mund të kenë ekspozuar të…