Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e saj me Policinë e vendit teksa situata në veri vijon të mbetet e tensionuar.
“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës”, shkroi Osmani në Facebook.
“Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se Policia e Kosovës është sulmuar sot me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore, ku si pasojë e sulmeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Policia ka bërë të ditur po ashtu se edhe 3 sulmues serbë janë të vrarë në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë.
Qeveria ka miratuar vendimin për aderimin e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, duke hapur rrugën për anëtarësimin formal të vendit…
Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bushtricës, ku një person rreth moshës 60-65 vjeç…
Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”, në…
Një kapitull i ri ka nisur për Redian Hoxha, trashëgimtaren e Top Channel dhe motrën e vogël të Lori dhe…
Këtë të mërkurë 21 janar 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur vendimin për vrasjen…