kongresmeni amerikan, Mike Quigley, vizitoi dy ditë më parë vendin tone, dhe falenderoi popullin shqiptar për mbështetjen në krizën e afganëve.
Quigley u prit nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ligjvënësi amerikan ka falënderuar ambasadën, por edhe popullin shqiptar për pritjen që i bënë.
None found
Sa i takon situatës në Afganistan, kongresmeni Mike Quigley thotë se ishte dëshmitar i punës që po bëhet në Shqipëri për evakuimet nga Afganistani.
Nga ana e saj, edhe ambasadorja Yuri Kim e ka falënderuar kongresmenin për vizitën në Shqipëri, duke i shprehur mirënjohje për mbështetjen amerikane dhe për bashkupunimin e fortë, përfshirë edhe çështjen e strehimit të afganëve.
Ndër të tjera ambasada Amerikane ka shpjeguar se vizita e kongresmentit në shqipëri ishte një ogur i mirë edhe për ndërtimin e bazës ushtarake të Kuçovës, ku NATO do të investojë 58 milion dollar për ta modernizuar dhe kthyer në një pikë logjistike të rëndësishme.
“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s”./albeu.com
Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë…
Harry Kane është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë 2026, vetëm pak ditë para ceremonisë që do të…
Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë…
Mediumi i famshëm “CNN” e ka vlerësuar talentin e New York Red Bulls Adri Mehmeti si e ardhmja e futbollit…
Analisti Dritan Hila debatoi ashpër me gazetaren Klodiana Lala në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus për sjelljen…
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se ftesa e Ramës ndaj studentëve për…