Categories: Uncategorized

Një krah robotik për të luftuar koronavirusin

Një kompani bioteknologjike në Tajvan ka prodhuar një robot, që ka aftësinë të kryejë brenda një dite më shumë se 2 mijë teste të COVID-19 duke nxjerrë rezultate të sakta. Shpresohet se roboti i ri do të ndihmojë në ringjalljen e aktiviteteve ekonomike ndërsa vihet nën kontroll përhapja e sëmundjes.

QVS-96 është roboti më i fundit i krijuar për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Makineria është ndërtuar nga kompania bioteknologjikeTCI Co. Ltd me qendër në Taipei të Tajvanit. Tre krahët e tij robotikë mund të përpunojnë sasi të mëdha testesh që gjenden në shishe të vogla, punë që zakonisht kryhet nga specialistë të trajnuar mirë në laboratorë.

Të lidhura

None found

Me aftësinë për të përfunduar me saktësi brenda ditës më shumë se 2 mijë rezultate testesh për COVID-19, zhvilluesit shpresojë se roboti do të ndihmojë në ringjalljen e aktiviteteve ekonomike duke ndihmuar në vënien nën kontroll të sëmundjes. Arvin Chen është zyrtar i lartë i kompanisë TCI.

“Koncepti i ndërtimit të robotit është përdorimi i krahëve robotikë për të zëvendësuar veprimet manuale që zakonisht kryhen nga specialistët në laborator. Pajisja me tre krahë mund të kryejë 96teste çdo 60 apo 70 minuta.”

Sipas kompanisë TCI, roboti kryen një punë të ngjashme me specialistët e laboratoreve që merren me viruse apo mikrobe të rrezikshme duke zëvendësuar laborantët për të shmangur infektimin.

“Veprimet e krahëve robotikë imitojnë veprimet njerëzore për të parandaluar infektimet. Po ashtu jemi çertifikuar që agjentët kimikë për testet të veprojnë ashtu siç duhet”, thotë zoti Chen.

“Nëse vëndosen rreth 100 robotë të tillë në aeroportin Kennedy të Nju Jorkut ose në aeroportin e Singaporit, atëherë këto aeroporte mund të rinisin funksionimin e tyre të plotë. Pra njerëzit mund të udhëtojnë të sigurtë dhe kështu ekonomia do të fillojë të përmirësohet”.

Mjeku Lee Shih-ming me spitalin Chung Shan në qytetin e Taipeit thotë se kjo teknologji e re sjell përfitime, ndërsa thekson se përpunimi i testeve aktuale zgjat rreth dy ditë.

“Kjo makineri mund të jetë shumë e dobishme nëse kërkojmë një ekuilibër mes kontrollit të epidemisë, karantinës dhe aktiviteteve ekonomike. Mund të rrisë në mënyrë efikase lëvizjen e njerëzve dhe njëkohësisht mund të parandalojë përhapjen e virusit.”

Me afrimin e dimrit, roboti QVS-96 po ashtu është programuar që të zbulojë rastet e gripit dhe t’i dallojë ato nga koronavirusi, thotë mjeku Lee.

Aktualisht, roboti po përdoret nga disa agjenci qeveritare si Qendrat e Tajvanit për Kontrollin e Sëmundjeve si dhe në tre spitale të Tajvanit.

të fundit

Situation escalates in Korçë, 24 people taken to the police station, including minors

Paralelisht me tensionet e larta në kryeqytet në këtë ditë të tretë të revoltës, situata është përshkallëzuar ndjeshëm edhe në…

5 minutes ago

Skënder Hita: 71 police officers injured during protests, violence will be punished under the law

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha në një konferencë për shtyp nga ambientet e Drejtorisë së…

6 minutes ago

Thousands of students demand Rama’s resignation / France24: Protesters forced their way into government buildings as revolt spread to several cities

Media franceze France24, ka raportuar për revoltën masive studentore, që vijon prej tre ditësh në Tiranë, ndërsa ditën e sotme…

6 minutes ago

Retrial of Endrit Nika: Two hotel managers testify in court about the hotel where the Argentine woman allegedly died

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e rigjykimit të Endrit Nikës, i cili po akuzohet për vrasjen e…

7 minutes ago

Prosecutor’s Office seeks pre-trial detention for 20-year-old from Reçica e Madhe suspected of cybercrimes in Tetovo

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një 20-vjeçari nga fshati Reçicë…

9 minutes ago

Mislav Karoglan, zgjedhja e Partizanit për pankinën: nga eksperienca në Ballkan te sfida për të nxjerrë “Demat e Kuq” nga kriza

Mislav Karoglan Mislav Karoglan, Partizani e bëri zgjedhjen për pankinën [...]Read More...

12 minutes ago