Categories: Uncategorized

Microsoft në bisedime për të blerë TikTok

Microsoft është në bisedime për të përvetësuar TikTok, aplikacionin e videove në pronësi kineze, sipas një personi që është i njoftuar për diskutimet, pasi presidenti Donald Trump tha të premten se po mendonte të merrte hapa që do të ndalonin në mënyrë të efektshme aplikacionin në Shtetet e Bashkuara.

Siç raportojnë mediat e huaja, është e paqartë se sa të përparuara janë bisedimet midis Microsoft dhe TikTok, por çdo marrëveshje mund të ndihmojë në ndryshimin e pronësisë së TikTok, tha personi në fjalë, i cili foli në kushte anonimiteti.

TikTok është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze e internetit, e cila vlerësohet rreth 100 miliardë dollarë.

Kjo ka rritur shqyrtimin e aplikacionit, me zyrtarët e administratës Trump duke thënë se ata kanë qenë të shqetësuar që TikTok paraqet një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Kështu, administrata Trump ka qenë duke “peshuar” nëse do të urdhërojë ByteDance të largohet nga asetet amerikane që ka fituar në vitin 2017, të cilat u shkrinë më vonë në TikTok.

Bloomberg raportoi të premten se Presidenti ishte i gatshëm të njoftojë një urdhër që do të detyrojë ByteDance të shesë operacionet e TikTok në SHBA.

Madje, Administrata Trump ka “peshuar” edhe veprime të tjera të mundshme kundër kompanisë, duke përfshirë futjen e ByteDance në “një listë”, nga e cila parandalohen kompanitë e huaja të blejnë produkte dhe shërbime amerikane pa licencë të veçantë, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.

Siç shkruan më tej NYT, përfaqësuesit nga TikTok nuk iu përgjigjën kërkesave për koment dhe një zëdhënës i Microsoft nuk pranoi të komentojë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago