Categories: Uncategorized

Lajm fantastik, Marash Kumbulla nuk ka dëmtim serioz

Marash Kumbulla luajti vetëm 25 minuta në ndeshjen e së dielës ndaj Bolonjës.

Talenti shqiptar i Hellas Veronës pësoi një dëmtim serioz në sy, që e bëri stafin mjekësor të kërkonte menjëherë zëvendësimin e tij.

Kumbulla doli me një të çarë në vetull dhe pas vizitave u raportua se mbrojtësi kishte edhe paqartësi në shikim.

Problem që pritej të merrte kohën e tij për t’u rikuperuar dhe Kumbulla do të mungonte në ndeshjen e ardhshme ndaj Lecces.

Megjithatë, mediat italiane japin lajmin e mirë për lojtarin dhe trajnerin Ivan Juric.

Mbrojtësi i ka kaluar problemet në sy dhe është i gatshëm të vazhdojë me skuadrën përgatitjet për ndeshjen e pas katër ditëve.

Një lajm shumë i mirë për talentin, i cili fatmirësisht nuk pati probleme afatgjata, që do e linin shumë kohë jashtë fushës, në një kohë, kur për mbrojtësin interesohen një sërë klubesh të mëdha europiane.

të fundit

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon kryeministri Rama: Jam pa fjalë, ngushëllime familjes dhe miqve

Këtë të enjte, u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame. Artan Lame, një nga figurat…

3 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike…

17 minutes ago

Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona

Policia e Durrësit, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për përfshirje indirekte në atentatin ndaj 29-vjeçarit…

28 minutes ago

Publikohen FOTOT e mafiozëve shqiptarëve të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar e të strukturuar kriminal

Ditën e djeshme, u zhvillua një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të…

54 minutes ago

Janar-Prill 2025/ Investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga viti 2010

Nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE,…

1 hour ago

Aksident i frikshëm/ Kamioni përplaset mbi një shtëpi (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në New Jersey, në të cilin një kamion 33 tonësh u përplas me një…

2 hours ago