Categories: Uncategorized

De Biasi nga karantina: Shqipëria ka diamante

Gianni de Biasi, ish trajneri i Kombëtares shqiptare, është ndalur këtë herë duke folur për situatën që po përjeton Italia dhe jo vetëm, beteja me Covid-19, si mund të dilet nga kjo situatë dhe çfarë duhet të bëjë futbolli për të kaluar këtë moment dramatik.

Si gjithnjë, në çdo intervistë që jep për mediat italiane, nuk mungon as një koment për Shqipërinë, talentet kuqezi:

“Futboll do të ketë, para dhe pas coronavirus. Në këto momente kush është i detyruar të marrë vendime nuk ka një “patate” te lehtë për të administruar. Gjëja më e rëndësishme është të vendosim në siguri popullatën dhe të mos rrezikojmë lojtarët, janë njerëz si ne. Kjo është një luftë që e nisëm keq. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë nëse hipotezat e rimëkëmbjes të Federatës Italiane janë të besueshme me realitetin e fakteve. Vetëm nëse e kuptoni nëse kurba e ngjitjes mund të ndalet, do të jeni në gjendje të kuptoni se si të filloni përsëri, qartë që nuk është përparësi tani.”

Duke lënë pas Covid-19, De Biasi u ndal duke folur për Shqipërinë, talentet që po lind në këtë vend, por u ndal dhe tek lojtar në veçanti, Tomas Strakosha:

“Ishte e vështirë të thuhej se çfarë kapërcimi cilësor mund të bëjë Shqipëria. Në këtë moment ai vend është një prodhues i mirë në atë pjesë. Shkolla Ballkanike vazhdon të prodhojë lojtarë me cilësi të shkëlqyera. Shqipëria po rritet dhe është e lehtë të gjesh diamante në mesin e talenteve të rinj.

“Strakosha? “Lacio po tregon se mund të përfitojë shumë nga lojtarët që ka. Inzaghi po bën një punë vërtet të shkëlqyer. Strakosha është një lojtar me karakter të shkëlqyer dhe disiplinë të madhe, i ndihmuar nga familja që ai ka. Babai i tij ishte portier i kombëtares shqiptare. Është një portier që ka ende hapësirë për përmirësim. Mbase duhet të përmirësohet në disa aspekte jashtë portës, por mendoj se tani është përfundimisht në mesin e pesë portierëve më të mirë në Serie A”, u shpreh De Biasi për Radio24.

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

5 hours ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

6 hours ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

6 hours ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

6 hours ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

7 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

7 hours ago