Sot po shqyrtohet kërkesa e ILD-së për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Vetë gjyqtarja është e pranishme në seancë, ku po përballet me inspektorin Artur Metani, i cili tha se ekzistojnë kushtet ligjore për pezullimin e Kapedanit nga detyra.
Gjyqtarja Kapedani ka pretenduar se videot që janë publikuar në tiktok nuk janë bërë në orarin e saj të punës, dhe diskretitimi i saj është bërë për shkak të çështjeve të nxehta që ka pasur në dorë.
Ajo tha se ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Elbasanit, ndërsa i kërkoi KLGJ-së mos-shkarkimin e saj, pasi siç edhe ajo pretendon veshja dhe muzika nuk kanë ndikim në punën e saj.
Metani: Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.
Kapedani: Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dalë para jush. Kjo për shkak të një vendimi të dhënë nga unë që me ndjek e perndjek edhe sot. Jam gjyqtare e denjë.
Asnjë sekondë e jetës sime private nuk ka ndikuar te puna. E gjithë kjo që ka ndodhur është një tmerr për mua, pa menduar dy herë të gjithë vendosën që të më bëjnë gjyq publik. A keni ju një bilanc të punës sime si gjyqtare?
Më lejoni të pyes sërish se në cilin vend të botës një gjyqtar shkarkohet se po dëgjon muzikë, apo që i janë publikuar video private. Pse isha pikërisht unë e goditura, kë kam shkelur unë në kallo, kam të drejtë të pyes, pasi më lindin shumë pikëpyetje.
Është e qartë se kjo situatë ka qenë e qëllimshme, kryesisht për shkak të karrierës sime. Mos vallë isha duke konsumuar drogë? Isha duke komunikuar me avokatë apo prokurorë?
Unë e kuptoj presionin e madh që qëndron mbi ju, po ashtu dhe mbi mua, mos lejoni që ethet e klikimeve dhe bota e krimit të godasin mbi mua.
Unë kam paraqitur dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Elbasanit, për të vijuar më tej punën si gjyqtare në këtë insitucion.
Kamioni i përmbysur në rrugë dhe një automjet tërësisht i shkatërruar. Kjo është panorama e tmerrshme e aksidentit të ndodhur…
Një aksident i rëndë rrugor në Berat i ka marrë jetën Ornel Caushajt, një të riu që la pas dhimbje…
Dukej se mes këngëtareve Fifi dhe Egli kishte një miqësi të sinqertë, por veprimet e fundit në rrjetet sociale kanë…
Miklovan Danaj, është zhdukur në Spanjë pa asnjë gjurmë prej datës 11 Maj. I zhdukur është babai i një fëmije…
Kompania izraelite e elektronikës së mbrojtjes Elbit Systems Ltd njoftoi se një vend evropian kishte nënshkruar një kontratë prej 1.63…
Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një…