Categories: Uncategorized

Jorida Tabaku sjell treguesit e FMN: Qeveria po varfëron qytetarët për të pasuruar klientët

Deputetje e Partisë Demokratike, Jordia Tabaku ka sjellë treguesit e FMN-së për ekonominë shqiptare, duke thënë se qeveria po varfëro qytetarët për të pasuruar klientët e saj.

Sipas Tabakut, qeveria po dështon në menaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet dhe te shpenzimet.

Të lidhura

None found

Më tej ajo shprehet se, mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve.

Reagimi i Tabakut:

Simptomat e një ekonomie në krizë, sipas FMN

Qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave.

Qeveria po dështon tek shpenzimet, investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre.

Me pak fjalë #investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë.

Situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë.

Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit.

Më e rënde situata me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë!

Transparenca me kontratat, me vendosjen e politikave fiskale dhe ligjeve kanë ndikuar në krijimin e një klime armiqësore me biznesin dhe taksapaguesit por mbi të gjitha që vendosin në pikëpyetje buxhetin në lidhje me PPP.

Mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve.

Mungesë e plotë transparence për fondet e rindërtimit ndërkohë që gjasat janë që keqpërdorimi është disa milionësh.

Ndërkohë që lufta kundër informalitetit ka prodhuar një ekonomi edhe më shumë informale.

Shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do t’i bëj edhe më shumë dëm të ardhruave të shqiptarëve që do të bjerren nga pesha e inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

Shqipëria e Ramës është ajo e varfëruar, me korrupsion, buxhet të shndërruar në portofolin e koncesionarëve dhe oligarkëve. Kjo nuk është qeveria e qytetarëve por e oligarkëve që abuzojnë në kurrizin dhe nga djersa e qytetarëve.

të fundit

Andovski: Kërçova do të bëhet me spital të ri, investimi vlerësohet në 22,5 milionë euro

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dhe drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm Kërçovë, Maja…

13 minutes ago

Aksidentet në punë: 179 viktima nga viti 2018, prej tyre 16 gjatë këtij viti

Aksidentet në vendin e punës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke ngritur alarmin për nivelin e sigurisë dhe…

19 minutes ago

Mehdi Malkaj: Rama Is a Former Prime Minister; You Only Find Artists at Balls with Him

Aktori Mehdi Malkaj deklaroi se Rama tashmë është një ish-kryeministër sepse populli po e largon pasi ka vjedhur edhe jetën…

24 minutes ago

Rama Publishes AMA Figures: Albania Has Nothing to Do with Autocracies

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me të dhënat e monitorimit të Autoritetit të Mediave…

24 minutes ago

Tragedy in Greece as Three Firefighters Die Battling Wildfires

Tre zjarrfikës humbën jetën në dy episode të ndryshme të ndodhura të mërkurën në Greqi. [...] Read More... The post…

25 minutes ago

Man Offered €20,000 to Kill His Ex-Wife, Police Intervene at the Last Moment and Uncover Plot

Një vrasje me pagesë është ndaluar nga policia në çastet e fundit, atëherë kur dukej se për autorët çdo gjë…

25 minutes ago