Uncategorized

“Jo Guantanamos italiane”, deputeti i të majtës italiane përplaset me Melonin: Bëtë viktimat për një orë pa u përgjigjur pyetjeve

Ndërkohë që po mbahej konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Georgia Meloni në Shëngjin, ka ndodhur një incident.

Riccardo Magi nga partia Piu Europa, ka kritikuar marrëveshjen, teksa ka pasur edhe një letër në dorë ku thuhet “Jo Guantanamos italiane”.

Ligjvënesi italian mbante në dorë një letër ku shkruhej ““jo Guantanamos italiane”, pasi edhe në Itali opozita e vendit e konsideron kampin e emigrantëve si burgu i Guantanamos.

Incidenti ka vazhduar edhe pas përfundimit të konferencës, ku deputeti u përball me kryeministren Meloni ku pati edhe një debat. Ai i kërkoi llogari Melonit, duke thënë se nuk keni shpjeguar si do të funksionojë qëndra e emigrantëve.

“Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit Piu Europa? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu”, iu përgjigj Meloni.

Debati mes kryeministres Meloni dhe deputetit Maggi:

Maggi:Keni bërë viktimat për rreth një orë, pashpjeguar si do funksiononte kjo qendër”!

Meloni:Ju lutem largohuni (Gardës)”.

Maggi: “Nëse i ndodh kjo një deputeti para kamerave, mund të imagjinoni çfarë do ndodhë personave të shkretë që do jenë të mbyllur këtu brenda”.

Meloni:Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit Piu Europa? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu”.

Maggi:T’ju vij turp…”.

Meloni:T’ju vij turp juve…(Kthehet sërish për t’u sqaruar) Unë ju kuptoj… Unë kam për shumë fushata elektorale… Nuk e dija nëse do isha në Parlament, duhet te tregoja ekzistencën time, por… solidarizohem me ju…”.

Maggi:Po shpenzoni 1 miliardë dollarë për të bërë një hotspot elektoral. Hiqni kapelën e kandidates dhe vendos atë të Presidentes së Këshillit”.

të fundit

Tregtonte medikamente të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë në Tiranë, sekuestrohen ilaçet me vlerë rreth 35 mijë euro

Një 35-vjeçar, administrator i një farmacie në Tiranë, është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se tregtonte medikamente mjekësore…

13 minutes ago

Drejtoresha e AKSHI-t e shkarkoi ditën që u thirr në SPAK, cfarë “teatri” po luhet me “zhdukjen e Daniel Shimës”?

"Po më arrestojnë...", ky ka qenë mesazhi dërguar familjarëve nga Daniel Shima, ish-zv.drejtor i AKSHI-t i cili u denoncua i…

28 minutes ago

Zbardhet plagosja në Durrës, dy të arrestuar dy në kërkim (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur, në kërkim në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e…

1 hour ago

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

Këtë të enjte, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arber Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut. Ai do të merret…

2 hours ago

Ngjarje e rëndë/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire në SHBA, ku një grua 34-vjeçare vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët…

2 hours ago

U zhduk pa lënë gjurmë/ Daniel Shima u kthye pranë familjes, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes gjatë natës, pas denoncimit nga…

2 hours ago