Categories: Uncategorized

Izraeli zbulon ‘tunelin më të madh të Hamasit’

Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një tunel jashtëzakonisht të madh prej betoni dhe hekuri, i projektuar për të transportuar makina me militantë të Hamasit, nga Rripi i Gazës deri në kufi.

Rrafshimi ose dëmtimi i qindra kilometrave tunele nëntokësore e bunkerë, është ndër qëllimet e ofensivës së Izraelit.

“Pa shkatërrimin e tuneleve të Hamasit, ne nuk mund ta shkatërrojmë Hamasin. Ai ka shpenzuar miliona dollarë për këtë projekt”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.

Ndër rajonet që Hamasi sulmoi më 7 tetor, kur ndërmori sulmin e beftë, ishte pika kufitare Erez, mes Gazës dhe Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite dalja e tunelit, ndodhej vetëm 100 metra në jug të pikës së kontrollit në Erez.

Tuneli ka një thellësi prej 50 metrash dhe është i gjerë 3 metra. Sipas zyrtarëve izraelitë për ndërtimin e tij duhet të jenë shpenzuar me miliona dollarë.

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit Daniel Hagari tha se tuneli është 4 kilometra i gjatë, mjaftueshëm për të arritur në pjesën veriore të Gazës, nga dhe qeveriste Hamasi, shndërruar tashmë në një zonë të shkatërruar.

Hamasi nuk iu përgjigj kërkesës së agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ për koment.

Për ta kuptuar se sa i madh është tuneli, zoti Hagari u tregoi një grupi gazetarësh një video, ku shfaqej Mohammed Sinwari, vëllai i udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwarit, i cili gjithashtu është një operativ i rëndësishëm i grupit, i ulur në sediljen e një automjeti që po lëvizte brenda tunelit.

Tags: Hamasizrael

të fundit

Deputetët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen dot në Kuvend, shkak kuota gjinore

Megjithëse kanë marrë votat e mjaftueshme në listën e hapur për t’u bërë deputetë, katër kandidatë nuk do ta kenë…

13 minutes ago

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën 45-vjeçarja (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një aksident me vdekje ka ndodhur  në Kavajë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një kalimtare,…

18 minutes ago

Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona, në…

38 minutes ago

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, kryeson PS me 65 mijë vota

Vijon numërimi i votave të diasporës, ku nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,…

47 minutes ago

Liderët e Europës zbarkojnë në Tiranë/ Policia plan masash, ja rrugët dhe zonat që bllokohet

Ditën e sotme dhe nesër, Tirana do të jetë qendra e Europës. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, në fjalimin…

1 hour ago

U përfol se është shtatzënë, Alba poston foto me Limin

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, dy prej figurave më të komentuara të “Ferma VIP”, kanë ndezur rrjetin pas një postimi…

1 hour ago