Një 63-vjeçar që ishte shpallur i humbur prej dy ditësh, është gjetur pa shenja jete në makinën e tij. Policia bën me dije se nga konstatimi paraprak i trupit, dyshohet se ai është vetëhelmuar me pesticide.
“Më datë 22.12.2021, në fshatin Qamicë, Dimal, është gjetur pa shenja jete brenda në mjetin e tij, shtetasi V. N., 63 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se shtetasi V. N. ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa, pasi familjarët kanë bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa, më datë 21.12.2021. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com
Rritja mesatare e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat ishte 2.4 % në korrik, një vlerë e ngjashme me inflacionin mesatar…
Is- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është kthyer pranë familjes. Ditën e djeshme, ai…
Sot, më 21 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.9 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Ditën e sotme, pjesa e parë të ditës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta në…
Gjykatësi i njohur amerikan, Frank Caprio, është ndarë nga jeta në mënyrë paqësore në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të…
Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë…