Categories: Uncategorized

Ishin shpallur në kërkim kombëtar, 5 të arrestuar në Vlorë (VIDEO)

Policia në Vlorë ka vënë në pranga 5 persona për vepra të ndryshme penale, të cilat kanë qenë të shpallur në kërkim kombëtar.

– Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë ndaluan shtetasin Sh. Z., 18 vjeç, banues në fshatin Selenicë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 31.07.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

– Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasit Klement  Domeri, 38 vjeç dhe Alment  Bakullati, 30 vjeç, të dy banues në Konispol, Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin  e datës 25.09.2020 (lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 04.10.2021), i ka dënuar këta shtetas me nga 7 vite e 4 muaj burg secilin, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

– Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin M. H., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi  Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë ndaluan shtetasin Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  F. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një përforcues grushti (dorezë metalike), dy mjete prerëse (thika) dhe një shkop metalik.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë procedimi në gjendje të lirë i shtetasit K. B., 20 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu çifte, që ky shtetas e posedonte pa leje.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

të fundit

Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të mërkure

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…

5 minutes ago

DRAFTI/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome

Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që…

34 minutes ago

Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…

9 hours ago

Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…

9 hours ago

Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë

Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…

9 hours ago

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…

10 hours ago