Categories: Uncategorized

Investigimi i RAI 3/ Berisha: Klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin italian

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme investigimin e televizionit italian RAI 3 për Shqipërinë i cili e cilësonte vendin tonë si një “narko-shtet”. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha u shpreh se klani më i rrezikshëm aktual i mafies së drogës në botë, sipas tij klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin dhe drejtorin e emisionit të RAI 3 “Report”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, sot Shqipëria përsëri ishte në krye të lajmeve në kronikën botërore për lajme të zezë.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA dhe mediat e tjera njoftuan se nga Meksika, klani më i rrezikshëm aktual i mafies së drogës në botë, klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin dhe drejtorin e emisionit të RAI 3, Report, pasi ky gazetar me ekipin e tij denoncoi publikisht lidhjet e Edi Ramës me një nga bosët shqiptarë të Sinaloas, konkretisht me Luftar Hysën, të cilin Edi Rama siç e pohoi vetë e ka pritur në zyrë si kushëri të akabasë së tij. Jo vetëm që e ka pritur, por nuk e ka nxjerrë duarbosh, i ka dhënë licencën e kazinosë.

Çdo shqiptar ka konstatuar se pas dokumentarit të kushtuar narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama në intervistën qëkërkoi vetë, i pohoi Xhorxhio Motolës të gjitha akuzat e bëra nga opozita, mediat ndërkombëtare, Arben Ahmetaj për ndërtimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe suita e tij.

Ndaj këtij dokumentari, Edi Rama personalisht, por edhe lakejtë e tij në propagandë ndërmorën sulme personale nga më të egra kundër RAi 3 dhe gazetarëve të emisionit Report. Kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare. Kundër zëvendëskryeministrit, njeriut më të afërm të tij, Arben Ahmetaj. Unë dëshiroj sot së pari të denoncoj me forcën më të madhe kërcënimin nga miqtë e Edi Ramës në krye të Sinaloas së Meksikës të gazetarit të njohur italian, Zigfrid Ranuçi. T’i shpreh atij solidaritetin më të madh dhe t’i bëj thirrje antimafies italiane, Europolit, Interpolit, FBI-së, të hetojnë dhe të gjejnë autorin e këtij kërcënimi kriminal dhe lidhjet e tyre me Edi Ramën dhe Olsi Ramën. Zigfrid Ranuçi, Xhorxhio Motola dhe ekipi i tyre, me këtë emision dhanë një kontribut thelbësor për sigurinë e Shqipërisë, sigurinë e Italisë, sigurinë e Europës nga mafia më e rrezikshme e saj.

të fundit

Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur që përfolet se do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Këngëtarja Lore, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa…

23 minutes ago

Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi (EMRAT+FOTO)

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë…

50 minutes ago

Arrestohet vajza e Eli Farës/ Kapet me k*kainë në Vorë, ja çfarë tha në polici

Ditën e sotme, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, policia e Tiranës, ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur…

1 hour ago

Aksidenti në aksin Lin-Pogradec, 62-vjeçarja ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës

Këtë të premte, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe…

1 hour ago

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

Pak më parë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Kombionatit. Sipas informacioneve, raportohet se si pasojë…

2 hours ago

Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO)

Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë…

2 hours ago