Categories: Uncategorized

Importet nga Kolumbia arrijnë rekord në 2021-2022; Hoxha: Si po shfrytëzohet tregtia për trafikun e kokainës

Importet nga Kolumbia kanë shënuar një rritje të fortë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa janë 60- fishuar në raport me 2015-n, kur pothuajse ishin joekzistente, sipas të dhënave nga INSTAT, të përpunuara nga Monitor.

Shifrat e INSTAT tregtojnë se në vitin 2022, importet nga Kolumbia ishin 3.9 miliardë lekë (33 milionë euro), me një rritje prej gati 8% në raport me vitin e kaluar, duke arritur në nivelin më të lartë historik të regjistruar ndonjëherë. Ndërsa në 2021-n, importet nga Kolumbia ishin rritur me 434% me bazë vjetore.

Të lidhura

None found

Deri në vitin 2016, tregtarët nuk duket se ishin të interesuar për tregun kolumbian. Në 2015-s, importet nga ky shtet ishin vetëm rreth 500 mijë euro.

Pas 2016-s, importet u rritën me ritme mjaft të shpejta, fillimisht me frutat dhe arrat e ngrënshme (bananet) dhe më pas me lëkurën e lëndët minerale (kryesisht qymerin e paletet). Pas 2018-n (kur në Portin e Durrësi u kap ngarkesa më e madhe me kokainë deri tani, që ishte fshehur në një kamion me banane), u shënua sërish rënie, sidomos në 2020-n, kur vendi ishte në pandemi. Ndërsa periudha 2021-2022 shënoi nivelet më të larta historike të importeve. (shiko grafikun: Importet totale nga Kolumbia).

Artan Hoxha, gazetar investigativ, tha për “Monitor” se rritja e numrit të rasteve të kapura me kokainë, që vijnë nga Kolumbia, është në proporcion të drejtë me shtimin e importeve po nga ky vend, ndonëse shumë ngarkesa nuk kapen.

“Gjatë dy viteve të fundit rastet e trafikut të kokainës me origjinë nga Kolumbia, sipas statistikave, që janë në Shqipëri, por dhe në vendet e Bashkimit Europian,- ku janë kapur sasi narkotiku, që ishin të përfshirë edhe trafikantët shqiptarë -, janë trefishuar”, pohon ai. “Në rastet që janë identifikuar kanë qenë kryesisht në ngarkesa me qymyr, siç anija e fundit që u kap”, shton Hoxha,

Statistikat e INSTAT tregojnë se kapitulli që zë peshën më të madhe të importeve nga Kolumbia është ai i “Lëndëve djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, me 87% të totalit. Tregtia me këtë produkt nisi në vitin 2017, ndërsa më parë, importet ishin zero. Në këtë kapitull përfshihet qymyri, koksi, hidrokarburet etj. (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia sipas kapitujve, 2005-2022).

Frutat janë grupi i dytë me importet më të larta, me 10% të totalit. Pasi ranë në 2019-2020, importet e frutave, ku peshën kryesore e zë banania, u rritën sërish ndjeshëm në 2021-2022, duke arritur në vitin 2022 në 370 milionë lekë, niveli më i lartë historik.

Hoxha thotë se zakonisht organizatat kriminale mundohen që trafikun ta bëjnë në aktivitetet, që kanë volum më të madh tregtar, pasi mundësia për ta kamufluar aty është më e madhe.

Por, si shton se ka pasur dhe raste të tjera ku ka qenë e kamufluar në importe të tjera që vijnë nga Kolumbia, si plehu organik. Të dhënat e INSTAT në fakt tregojnë se në 2022-n, për herë të parë janë importuar produkte nga kapitulli “Plehëruesit”, me vlerë 2 milionë lekë (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia sipas kapitujve, 2022).

Një tjetër produkt, që sipas Hoxhës përdoret nga trafikantët për të kaluar kokainën, është një lëndë e parë tretësirë për ëmbëlsirë, pelte, e cila përzihet me kokainën dhe nuk e kap as skaneri. “Këto ngarkesa nuk janë kapur asnjëherë nga policia, ndonëse kryhen prej vitesh dhe pasi vjen produkti në Shqipëri nga peltja ekstraktohet kokaina”, thotë Hoxha. Shifrat e INSTAT tregojnë se importi i kapitullit “Sheqernat dhe ëmbëlsirat prej tij” ka qenë i pranishëm thuajse çdo vit, duke arritur nivelin më të lartë në 2021-n, me rreth 9 milionë lekë.

Një kapitull tjetër që arriti nivelin më të lartë të importeve në 2022 është ai i “parfumeve, kozmetikës e tualetit”, një treg që është “zbuluar” nga tregtarët tre vitet e fundit.

Në përgjithësi, produktet që po importohen nga Kolumbia vitet e fundit janë ideale për “kamuflimin” e tregtimit të narkotikëve, si lëkurët, që nisën importin nga 2015-a, qymyret e paletat (nga 2017), erëzat, apo dhe banane, që nisi rritjen e fortë nga 2016-a./Monitor/

të fundit

“Në fytyrat tuaja sot shoh Shqipërinë e re, pa autokratin Rama”/ Aktivistja: Jemi këtu që nënat tona të mos na përcjellin më me lot. Ne nuk ikim më, ikni ju

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka mbajtur një fjalim në protestën e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës, ku u ndal…

7 minutes ago

Pas ndalimeve në protestën para Kuvendit, thirrje për mbështetje: Nesër në 09:00 para Gjykatës së Tiranës

Në protestën e 35 shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa është paralajmëruar që nesër do të marshojnë para…

10 minutes ago

Franca me “armët” më të forta ndaj Paraguait, sfida e 1/16-ave nis në 23:00 (FORMACIONET ZYRTARE)

Paraguai-FrancëParaguai dhe Franca do të luajnë përballjen e tyre në kuadër të fazës me eleminim direkt në raundin e 1/16-ave…

15 minutes ago

Nationwide protest, boulevard fills with citizens: flashes light up the Prime Minister’s Office, calls for Rama’s removal and “Revolution, New Albania”

Mijëra shqiptarë kanë mbushur Bulevardin në protestën kundër Ramës. Sheshi është ndriçuar nga blicët e qytetarëve. Në protestën mbarëkombëtare, kërkohet…

17 minutes ago

Protest in Front of the Prime Minister’s Office, Demonstrators Topple Rama Bust: “A Surprise for the Last Dictator” on His 62nd Birthday

Një tjetër mënyrë kanë zgjedhur protestuesit, të protestojnë poshtë Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Ramës. Ata kanë shpalosur një bust…

18 minutes ago

US marks 250th anniversary of Independence, Vance: We embrace the future without fear

Sot, në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po zhvillohen aktivitete për të kremtuar 250-vjetorin e Pavarësisë. Vetëm në Uashington…

18 minutes ago