Uncategorized

I dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge dhe vjedhje, turku i shumëkërkuar kapet në Shqipëri

Ka rënë në prangat e policisë shqiptare një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për 36-vjeçarin, Kesim Sedal, i dënuar për me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit.

Të lidhura

None found

36-vjeçari turk pritet të ekstradohet drejt Turqisë.

I shumëkërkuari nga Turqia u arrestua nga policia shqiptare në pikën Kufitare të Morinës, kur po vinye nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

“Pas verifikimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim dhe me Interpol Tiranën, ka rezultuar se shtetasi turk Kesim Sedal, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa me vendimin e datës 17.05.2016, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë”, njofton policia.

Njoftimi i Policisë

DVP Tiranë

Bashkëpunimi mes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Policisë Kufitare Morinë, vë në pranga një shtetas turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit, vihet në pranga me qëllim ekstradimi, drejt Turqisë, 36-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e dërguara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, të siguruara nga inteligjenca informative, kanë kaluar në vijën e dytë në hyrje të RSH, automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi turk Kesim Sedal.

Pas verifikimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim dhe me Interpol Tiranën, ka rezultuar se shtetasi turk Kesim Sedal, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa me vendimin e datës 17.05.2016, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Në vijim të veprimeve shtetasi Kesim Sedal, 36 vjeç, u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Turqisë dhe nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ankara, vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e tij./Albeu.com/

të fundit

Kurti zhvilloi takim me përfaqësuesit e nismës “America250”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i…

1 minute ago

Iniesta: Spanja mund të shkojë te trofeu, por suksesi lidhet me rolin vendimtar të Lamine Yamal

Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta, beson se shanset e kombëtares spanjolle për të fituar Kupën e Botës 2026…

3 minutes ago

Martinez para sfidës me Kroacinë: Ronaldo mbetet figurë kyçe dhe kapiten i Portugalisë

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka analizuar përballjen ndaj Kroacisë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës…

4 minutes ago

Koçiu për incidentet në protestë: Çdokush që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe…

20 minutes ago

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë

Çifti i njohur për publikun, Sara Gjordeni dhe Bardhi, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre familjare,…

22 minutes ago

SHBA-Iran, 18 korriku data e raundit të ardhshëm të bisedimeve, fondet e ngrira mbeten të kushtëzuara nga Hormuzi

Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të mbahet më 18 korrik, sipas raportimeve mbi…

22 minutes ago