Categories: Uncategorized

I akuzuar për korrupsion, dënohet ish-kryeministri i Malajzisë

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak humbi të martën çështjen në gjykatën më të lartë të vendit i akuzuar për përvetësim të fondeve shtetërore. Pesë anëtarët e Gjykatës Federale vendosën njëzëri të lënë në fuqi dënimin me 12 vjet burg të marrë nga Gjykata e Lartë. Pas këtij vendimi zoti Razak nisi menjëherë vuatjen e dënimit, duke u bërë ish-kryeministri i parë në vend që burgoset. Kolegji prej pesë anëtarësh i Gjykatës Federale tha se gjyqtari i Gjykatës së Lartë kishte të drejtë në gjykimin e tij dhe se ankimi i zotit Razak ishte i pabazë.

“Ky është një rast i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë i shpërdorimit të pushtetit, shkeljes kriminale të besimit dhe pastrimit të parave“, tha kryegjykatësi Maimun Tuan Mat, i cili lexoi vendimin e gjykatës më të lartë të vendit.

Të lidhura

None found

Krahas dënimit me burg gjykata urdhëroi zotin Razak të paguajë dhe një gjobë prej 47 milionë dollarësh.

Pas ardhjes në pushtet në vitin 2009 Najib Razak krijoi një fond zhvillimi të quajtuar “1Malaysia Development Berhad” (1MDB). Autoritetet thonë se të paktën 4.5 miliardë dollarë janë vjedhur e pastruar nga bashkëpunëtorë të zotit Razak.

 

 

Ish-kryeministri u shpall fajtor në vitin 2020 për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe përvetësim në rrugë të paligjshme të 9.4 milionë dollarëve nga “SRC International”, një ish degë e fondit të zhvillimit (1MDB).

Ish-kryeministri 69 vjeçar, ka pohuar se është i pafajshëm./VOA

të fundit

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

4 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

5 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

5 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

5 minutes ago

Bullgaria voton për presidentin e ri, Jotova përballë Gjurovit në zgjedhjet e dominuara nga çështja ruse dhe siguria në Detin e Zi

Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…

5 minutes ago

Everything in AKSHI’s hands, OECD: Albania has the region’s most centralized digital services model

Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…

6 minutes ago