Klaus Gjasula përcolli optimizëm në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës. Mesfushori Hamburgut, edhe pse nuk është ende në 100% të formës, tha se mund ta japë kontribut në këto ndeshje eliminatore.
“Lojtarët janë të njëjtë vetëm 1-2 janë të rinj, për mua nuk ka ndryshuar shumë, fryma e grupit është e mirë. Besoj që ne me paraqitjet e fundit, i kemi mundësitë për ta fituar ndeshjen. Do të kishte qenë ndryshe po ta luanim ndeshjen e parë me Anglinë. Po të jemi të përqendruar, besoj do ta fitojmë këtë ndeshjen.”
None found
Forma pas dëmtimit: “Nuk jam në 100 % të formës fizikisht, por ndihem gati për të ndihmuar. Do të jap maksimumin për skuadrën nëse trajneri vendos të më aktivizojë.”
Grupi kuqezi, solid: “Ndihet që po afrohemi të gjithë më shumë me njëri-tjetrin. E kemi treguar në ndeshjet e fundit. Shpresoj të na ecë mbarë, që ta vazhdojmë aty ku e lamë.”
Objektivi në këto eliminatore: “Personalisht, nuk e kam menduar se sa pikë do të marrim. Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë. Mbas asaj do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. E bëmë një herë gabimin, besoj që ketë radhë do të jetë ndryshe. Do të jemi më të përqendruar. Është kundërshtar i fortë, që na ka marrë pikë në Shqipëri, tani duhet të marrim ne 3 pikë.
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…