Një lajm i trishtë vjen nga futbolli shqiptar. Festim Fetollari ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një infarkti.
Lajmin e ka bërë të ditur Bashkia e Pogradecit me anë të një postimi në rrjetet sociale. Fetollari ka luajtur për Pogradecin dhe Skënderbeun.
None found
Postimi i plotë:
Lamtumirë Festim Fetollari, faleminderit për gjithçka që i dhe futbollit. Ndahet nga jeta krejt papritur në moshën 54 vjeçare, futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skenderbeut Festim Fetollari. Fetollari lojën e futbollit do ta niste në Korçë me ekipin e para te rinvje të Skenderbeut. Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte te veshtirë për ta vijuar normalisht stërvitjen. Ndaj dhe vendos ta vazhdojë magjinë e futbollit në Pogradec, pasi fshati i tij Pirg, ishte me pranë këtij qyteti.
Tarjnerët e tij, Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë perfshirë menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve, por shume shpejt mesfushori i talentuar do të kalonte në të rriturit e skuadrës liqenore ku luan deri në vitin 1994 me një grup futbollistësh, padyshim me të mirët e gjithë historisë se futbollit pogradecar, nga Janaqi e Blaceri, Bashllari e Abazaj, Çekiçi e Laçka e shumë të tjerë të cilët bënë gjithçka për ekipin e tyre. Pas këtij viti, Fetollarin e shikojmë si futbollist të Skenderbeut aty ku luan deri ne vitin 199, për t’u rikthyer edhe njehere tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbyll gjithçka si futbollist. Më vonë Fetollarin e shikojmë si trajner pranë klubit pogradecar kur liqenorët luanin në kategorinë e parë.
Për 1 sezon ishte edhe trajner i skuadrës së Devollit për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër pranë akademisë se futbollit pogradecar ku mori persipër të drejtojë një grup futbollistësh të vegjël U11, të cileve iu mësonte magjinë e kesaj loje. Me largimin nga jeta të Festim Fetollarit, Pogradeci dhe Skenderbeu kanë humbur nje nga futbollistët më të njohur në 30 vitet e fundit. Fetollari ishte nga ajo “rracë” mesfushorësh shkatërrues, që sot i mungon futbollit shqiptar.
/Albeu.com/
Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka vlerësuar lart punën taktike të Jose Mourinhos pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në…
Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.…
Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…
Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…
Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...