Categories: Uncategorized

Zbardhet dokumenti, komisionerja e vettingut kallëzohet në SPAK (FOTO LAJM)

Ditwn e sotme është depozituar një tjetër kallëzim në SPAK për një komisionere të KPK.

Alma Fasko është kallëzuar si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të Dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Të lidhura

None found

Kallëzuesja një ish-gjyqtare ka kërkuar njëkohësisht dhe pezullimin e Alma Faskos nga detyra si Komisionere nga KPK.

Sic edhe kemi shkruar më parë kjo anëtare e KPK sipas shkresës nr. 2056/1 prot dt. 07.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor rezulton të jetë shkarkuar nga KLD me vendimin nr.08.dt. 23.08.1996. Ajo është ish-Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë zj. Alma Vokopola(Faskaj).

Referuar kësaj shkrese është bërë dhe kallëzimi për këtë komisionere të vettingut. Duket se rrethanat e emërimit të saj në detyre me këtë masë të rëndë disiplinore janë bërë shkak dhe i dyshimeve të forta që kjo shteatse jo vetëm e ka marrë në kundërshtim me ligjin dhe kriteret e parashikuara në kushtetutë këtë detyrë, por dhe ka paraqitur rrethana të pasakta duke fshehur këtë fakt.

Masa e shkarkimit nga detyra nuk shuhet dhe nuk fshihet.(neni 150 i ligjit nr.96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”).

Pra, kallëzimi i bërë sot për këtë shtetase me funksion komisionere pranë KPK sjell dhe njëherë në vëmendje të publikut mënyrën se si janë zbatuar kriteret e parashikuara në Kushtetutë e ligj për emërimet në organet e reja të drejtësisë.

Tani fjalën e ka SPAKU, të na informojë në lidhje me ecurinë e hetimeve të këtij kallëzimi. E presim me padurim të inagurojë dhe logon e re SPAKU me njoftimin se si do jetë fati i këtij kallëzimi.

të fundit

Tensione para Kuvendit, protestuesit godasin me vezë makinën e Erion Braçes dhe nisin marshimin drejt Policisë së Tiranës

Vijojnë tensionet para Kuvendit. Protestuesit kanë hedhur vezë drejt makinës së deputetit Erion Braçes, ndërkohë që ka ndërhyrë policia. Nis…

2 minutes ago

Apeli i GJKKO ndryshon masën për Mariglen Qaton, ish-drejtori i IMT-së kalon në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën masës e sigurisë për Mariglen Qaton. Nga arrest në burg ai do…

4 minutes ago

Apeli i GJKKO konfirmon sekuestro preventive për vilën në Dhërmi që dyshohet se i përket Belinda Ballukut

Apeli lë në fuqi masën e sekuestros për vilen ne Dhermi qe dyshohet se eshte prone e Belinda Ballukut VENDIMI…

4 minutes ago

Marcelo Bielsa shpërthen pas daljes së Uruguait nga Kupa e Botës 2026: “Më keni braktisur”

Paraqitja e Uruguait në Kupën e Botës 2026 rezultoi zhgënjyese, me përfaqësuesen amerikanojugore që u eliminua që në fazën e…

5 minutes ago

Dyshimet për një mosmarrëveshje pronësie pas vrasjes së imamit në Dragash: u godit mbi pesë herë me thikë në shpinë

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e imamit Gazmend Tairovci në Dragash. Sipas saj, viktima është goditur më…

7 minutes ago

Një tjetër automjet që largohej nga Kuvendi goditet me vezë dhe shishe uji, publikohet momenti i incidentit

Një grup protestuesish sulmuan me vezë një makinë që po dilte nga Kuvendi [...]Read More...

10 minutes ago